Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata britanike me 21 vite dhe 4 muaj burg gjithsej, pasi janë shpallur fajtor për shpërndarje droge të cilësisë së parë, kokainë dhe heroinën, me një vlerë prej 2 milion paundësh.
Anxhelo Shahu, me kombësi shqiptare është dënuar me 16 vjet heqje lirie, sepse u shpall fajtor si pjesë e një organizate kriminale, që merrje me shpërndarjen lëndëve narkotike. Shqiptari që jetonte në Bridlington Spur, u arrestua në 27 Shkurt nga oficerët e Krimi të Organizuar, të cilët e kapën atë duke marrë një çantë së bashku me një person tjetër, në St Albans. Çanta kishte brenda një sasi prej 6 kg kokaine.
Një shqiptar tjetër me ermin Besnik Zefi, 32 vjeç banues Ilford, Londër, arriti të largohej nga vendngjarja, por u arrestua më pas policia e Hertfordshire. Atij iu gjetën 2 kilogramë kokainë dhe 1000 paund cash në makinë. Zefi, ishte ndaluar dhe më parë për drejtim makine me patentë të pavlefshme dhe për mungesë siguriacioni.
Gjatë hetimeve oficerët e policisë kontrolluan banesën e Shahut në qytezën Slough, në Berkshire dhe aty gjetën dokumente të një tjetër apartamenti, në “Knight’s Place”, në Windsor. Pas kontrollit në banesën e dytë, oficerët gjetën 6 kg heroinë të fshehur në banjo. Kjo solli në sekuestrimin e 14 kilogramëve të gjithësej, drogë e cilësisë së parë, me vlerë prej 1,914,630 milion paund.
Të dy shqiptarët u shpallën fajtor, nga gjykata e Southwark Croën Court, e cila me 19 Prill 2016, vendosi një dënim prej 16 vitesh burg për Anxhelo Shahun, ndërsa 5 vite dhe 4 muaj heqje lirie për Besnik Zefin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/