Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilltarët e PD takojnë banorët e përmbytur në Tiranë: Bashkia inekzistente

26/04/2016
Këshilltarët e PD takojnë banorët e përmbytur në Tiranë: Bashkia inekzistente
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës vizituan sot disa lagje të përmbytura të kryeqytetit dhe u takuan me banoret. Lagje të tëra kanë qënë në gjendje të vështirë si në zonën e shkollës “26 Nëntori” në Don Boskos, tek zona e Gardës, etj. Keshilltaret e PD apeluan për t’i ardhur në ndihmë banorëve pasi banesa dhe biznese janë përmbutur për të disatën herë këtë vit ndërkohë masat e Bashkisë së Tiranës kanë qënë inekzistente për të parandaluar përmbytjen. Reila Bozdo i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë që të marrë masa që kjo situatë të mos përsëritet dhe t’u vijë në ndihmë banorëve.

“Kjo është dita e dytë që banorët këtu janë në këtë situatë që ju e shihni vetë. Kemi dy ditë në kontakt me banorët dhe këto dy ditë janë përmbutur shtëpi dhe biznese. Pranë tyre ka pasur disa forca të zjarrfikëses që kanë vendosur disa barriera por nuk është marrë asnjë masë që përmbytja të mos ndodhë përsëri. Sipas banorëve, kjo është hera e katërt që përmbyten brenda këtij dimri. Banorët përmbyten në mënyrë të vazhdueshme dhe bashkia nuk kujdeset as për të evidentuar dëmet dhe as për ti dëmshpërblyer. I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Erion Veliajt që të lërë angazhimin e tij me asamblenë e partisë dhe të merret me qytetarët dhe qytetin sepse gjendja është katastrofike”, tha Bozdo.

Keshilltari Mateo Spaho u shpreh se kjo situatë mund të ishte shmangur nëse Bashkia e Tiranës do të punonte vërtet me sistemin e kanalizimeve dhe jo me inaugurime të panevojshme.

“Kjo nuk është zonë e vetme në Tiranë e përmbytur por është edhe zona e Don Boskos, tek zona e Gardës, por edhe zona të tjera që sa herë bie shi ato përmbyten. Kryetari i Bashkisë të mos bëjë inaugurime të kota, bojatisje të tepërta por i ka mundësitë që të merret me punë konkrete me ujësjellës dhe kanalizimet e Tiranës. Sot në Tiranë ka edhe lagje ku kanë ikur dritat. Ne e vlerësojmë emergjencën civile por këtu duhej bërë një punë paralajmëruese. Duhen hapur kanalizimet dhe vetëm nga fakti që ne erdhëm këtu po duken punonjësit e bashkisë. Punohet që të dukemi bukur për spektaklin e radhës”, tha Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.