Mynyre Muça
Familjarët e Fiqiri Muçës i kanë mohuar akuzat dhe pretendimet e Nazime Vishës se është kërcënuar me jetë prej tyre.
Të kontaktuar nga “Panorama.al”, Mynyre Muça dhe djali i saj Ervis Muça, kanë theksuar se nuk kanë aspak lidhje me lajmet e publikuara deri më tani në media, as nuk e kanë kontaktuar me telefon Nazimen dhe as e kanë kërcënuar.
“Ne ia lamë drejtësisë në dorë, pasi drejtësia e nxori nga burgu, tani ia kemi lënë Zotit në dorë”, ka thënë Mynyre Muca.
Nazime Visha, e cila doli nga burgu pak javë më parë, me amnisti të Presidentit Bujar Nishani, i është drejtuar Policisë për të kërkuar urdhër mbrojtje pasi pretendon se është kërcënuar nga familjarët e viktimës Fiqiri Muca.
Dosja hetimore i ka kaluar Gjykatës së Tiranës. Tani pritet të zbardhen tabulatet telefonike për të mësuar se çfarë përmban kërcënimi i pretenduar nga Nazimja.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Nazmie Visha kërcënohet me jetën nga familja e Fiqiri Muçës
/web/Nazmie_Visha_kercenohet_me_jeten_nga_familja_e_Fiqiri_Muces_17920_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/