Gjermani, gjahtari përleshet me 18-vjeçarin shqiptar dhe e vret, dyshohet se i...

Gjermani, gjahtari përleshet me 18-vjeçarin shqiptar dhe e vret, dyshohet se i kishte hyrë në banesë për ta grabitur

54
0
Shares

Shtëpia ku ndodhi ngjarja

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një gjahtar 63­vjeçar në banesën e këtij të fundit, në qytetin Neurand në jug të Dortmundit, në Gjermani.
Sipas “Bild” ka dyshime se i riu shqiptar kishte hyrë për të grabitur në banesën e gjermanit.
Gazeta shton se i riu ishte i pajisur me mjete të mprehta, ndërsa fillimisht ka pasur përplasje fizike mes të dyve, e më pas gjahtari ka marrë armën duke qëlluar për vdekje shqiptarin.
Vetë gjahtari ka lajmëruar policinë e cila po heton ngjarjen. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur. Për të thuhet se jetonte prej një viti në Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY