Emiljano Shullazi, i arrestuar prej disa ditësh, është transferuar sot nga Burgu i “sigurisë së lartë” nr. 302 në Tiranë, në burgun e “sigurisë së zakonshme”, në seksionin VIP të paraburgimit të Elbasanit. Prej këtij burgu, vetëm dy ditë më parë u liruar Vladimir Gjuta, i akuzuar për vendosjen e eksplozivit te farmacia e babait të Saimir Tahirit.
Po ashtu, edhe bashkëpuntori i tij Gilmando Dani është transferuar sot drejt burgut të Fushë Krujës.
Ndërsa Blerim Shullazi është dërguar te paraburgimi nr. 313, te rruga “Jordan Misja”, në Tiranë.
Ende nuk dihet pse është bërë ky transferim, me tendencë “përmirësimin” e kushteve e “sigurisë” së burgut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/