SHËNIM/ Kryeministrin e akuzojnë për kullën te stadiumi, ai përgjigjet për fasadën

SHËNIM/ Kryeministrin e akuzojnë për kullën te stadiumi, ai përgjigjet për fasadën

91
0
Shares

Nga Artur Bego

Një reagim i çuditshëm ka ardhur sot “që me natë” në rrjetet sociale, nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa që pas prezantimit të projektit të stadiumit të ri të futbollit, akuzat ndaj tij kanë qenë për një kullë të lartë, si qendër biznesi që do ti bashkëngjitet këtij stadiumi, Edi Rama përgjigjet për të tjera gjëra, duke sajuar “akuza” që atij mund dhe do të donin ti bënin.
Ndërsa dy ditë më parë, prezantoi disa foto stadiumesh pa kulla, duke tentuar të bënte shqiptarët të “shihnin kullat” (që nuk eksitonin), sot herët ka zgjedhur të përgjigjet për fasadën e stadiumit, për të cilën askush as nuk e ka akuzuar dhe askush as nuk e ka pyetur, në do të ruhet apo do të bëhet e re…
“Për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e ‘Qemal Stafës’ (e vetmja gjë me vlerë në atë gërmadhe), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare”, shkruan Edi Rama në “Facebook.
Imagjino…!
Do të shembet një stadium, do ndërtohet një i ri, bashkë edhe me një qendër biznesi…, por ama fasada “e vetmja gjë me vlerë në atë gërmadhë”,  do të ruhet… Dhe për këtë, sa për fasadë (dhe për atë fasadë), paskemi gjithë të drejtën “të ekzaltohemi”…, për të mos thënë “të eksitohemi”…
stadiumi, projekt fasada1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY