Fier, gjykata dënon me 33 vjet burg dy grabitësit përdhunues

Fier, gjykata dënon me 33 vjet burg dy grabitësit përdhunues

80
0
Shares


Endri Goga

Gjykata e Fierit ka dënuar me 33 vjet burg dy persona, të akuzuar nga Prokuroria se kanë vjedhur dhe dhunuar nën kërcënimin e armëve një çift, si edhe kanë ushtruar dhunë seksuale mbi anëtaren femër të çiftit, ngjarje e ndodhur në datën 20 tetor 2014 në pyllin e Semanit, në Fier.
Vendimi i gjykatës është dhënë pak ditë më parë.
I pandehuri Endri Goga është dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Shaban Skeja, me 9 vite burgim. Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye, ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.

Ngjarja
Prokuroria e Fierit ka zhvilluar hetimet, nga të cilat kanë rezultuar se, në datë 20. 10. 2014, çifti V. M., dhe E. A., kishin dalë për shëtitje në zonën e plazhit të Semanit. Në një moment intim ndërmjet tyre, pranë makinës ku gjendej çifti janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë ushtruar dhunë, me qëllim marrjen e portofolave dhe sendeve me vlerë që kishin në posedim.
Në dinamikë të ngjarjes, i pandehuri Skeja ka nxjerrë nga makina shtetasin V. M., duke e shtrirë në tokë nën kërcënimin e armës, ndërkohë që i pandehuri Goga ka ushtruar kontroll për sende me vlerë në automjetin e çiftit, ku gjendej edhe e dëmtuara E. A.
Gjatë kontrollit të mjetit, i pandehuri Goga ka kërcënuar me armë të dëmtuarën, duke ushtruar ndaj saj edhe dhunë seksuale. Pas akteve të dhunës, dy të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dëmtuarit kanë bërë kallëzim në Polici.

Akuzat
Në vijim të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Fierit, ka rezultuar se autorët e veprave penale janë të pandehurit Endri Goga dhe Shaban Skeja, të cilët u arrestuan pak kohë pas ngjarjes.
Gjykata e Fierit i dënoi të pandehurit për veprat penale: Endri Goga për “Marrëdhënie seksuale  ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës”, “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim, “Prodhimi  dhe mbajtja pa  leje  e armëve luftarake” dhe Shaban Skeja për veprat penale, “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim;  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.


shaban skejaShaban Skeja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY