Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos konfiskimin e 3.2 milionë $ dhe 450 mijë € të Kastriot Ismailajt

27/04/2016
Gjykata e Krimeve të Rënda vendos konfiskimin e 3.2 milionë $ dhe 450 mijë € të Kastriot Ismailajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot konfiskimin e pasurisë së të pandehurit Kastriot Ismailaj, i cili po përballet me drejtësinë për aferën CEZ-DIA.
Gjykata pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila pas hetimeve të bëra për mënyrën e vendosjes së pasurisë së Ismailaj, kërkoi konfiskimin e llogarive bankare të tij. Llogari në vlerë totale 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro.
Organi i akuzës ka argumentuar se pas hetimeve ka dyshime se nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janё kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime tё ardhurash tё dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale.
Kastriot Ismailaj ishte i pranishëm në seancë dhe kërkoi që të mos merrej vendimi pa praninë e avokatit të tij.
“Nuk jap konkluzione pa praninë e avokatit”, deklaroi i pandehuri.

Dosja e Prokurorisë

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin mbi bazën e informacioneve të dërguara nga instuticionet ligjzbatuese dhe akteve të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës. Në bazë të informacionit, kanë rezultuar dyshime se, nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janё kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime tё ardhurash tё dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё regjistruara nё Shqipёri, tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar.
Sipas materialit hetimor, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corporation Ltd”, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) shpk.; ”Asset”, shpk; Debt International, Advisory – Dega në Shqipëri”; dhe “Vl Marketing Distribution”. I pandehuri Kastriot Ismailaj është Ortak i Vetëm Themelues i Shoqёrisë “Adriatic Development Corporation Ltd., me vendim të Gjykatës Tiranë dt. 28.12.2006. Shoqëria ka si me Objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Kjo shoqëri ёshtё fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por nё llogaritё e kёsaj shoqёrie janё kryer transaksione financiare qё shkojnё nё miliona Euro.
Nga verifikimi i dokumentacionit, nuk rezulton se ekzistojnë dokumenta mbështetëse që justifikojne transfertat e bëra, hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “Adriatik Development Corporation” Ltd., si kontrata, fatura, marrëveshje, etj. Gjatë periudhës 2006¬2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në shoqërinë “Adriatic Development Corporation” në vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006¬2015, për të gjitha transfertat dalëse nga shoqeria Adriatic Development Corporation në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara. Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër. Paratë e përfituara nga dërguesi i mësipërm në emër të Shoqërisë “Adriatic Development Corporation” Ltd, janë transferuar më pas jashtë vendit. Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme , ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Përshkrimet në transfertat dalese jane trajtuar si pagesa per studime fizibileteti ne projekte minierash, per sherbime ligjore, per shpenzime zyra, per konsulence, por nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë dokument justifikues dhe në mënyrë të veçantë kontrata apo marrëveshje, të cilat lidhin shoqërinë “Adriatic Development Corporation” Ltd me shoqëritë dhe personat në emër të të cilëve transferohen paratë.
Rezulton gjithashtu se, me gjithë transferat e shumta dhe në vlera monetare të konsiderueshme, shoqëria nuk ka kryer deklarimet përkatëse në tatime, duke provuar se ato kanë qenë fiktive. Shumat, për të cilat Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin, aktualisht janë të sekuestruara fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më tej edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në momentin e sekuestrimit preventiv të kërkuar nga Prokuroria e Tiranës, gjendja e llogarive bankare në emër të të pandehurit Kastriot Ismailaj është sasia e parave që kërkohet të konfiskohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.