KLSH projekt 2 milionë euro me BE për Auditin

KLSH projekt 2 milionë euro me BE për Auditin

56
0
Shares

KLSH nisi sot zbatimin e një projekti që synon rritjen e kapaciteteve të auditit të jashtëm të këtij institucioni në bashkëpunim me homologët polakë dhe kroatë si dhe Bashkimin Europian.

Projekti kap shifrën e 2.11 milionë eurove, 5% e të cilit do të financohet nga qeveria shqiptare.

Lançimi dhe prezantimi i Projektit u bë sot në Sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kryetari i KLSH Bujar Leskaj përshëndeti projektin dhe vuri në dukje arritjet e institucionit në vitet e fundit.

Në ceremoninë e fillimit të projektit morën pjesë z. Krzysztof Kwiatowski, President i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Ivan Klesiç, Auditues i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë dhe Ambasadorje e BE-së në Tiranë, zj. Romana Vlahutin.

Në fjalën e saj, zj. Vlahutin shprehu vlerësimin për arritjet e derisotme të KLSH, si dhe bindjen se me kontributin e institucioneve të auditimit suprem të Polonisë dhe të Kroacisë, të cilat janë shumë të zhvilluara, Projekti i Binjakëzimit do të jetë një vlerë e shtuar në rrugën e modernizimit të plotë të institucionit shqiptar.

Transferimi i njohurive dhe aftësive tek KLSH do të përmirësojë standardet dhe transparencën e metodave të punës. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të mbështetet tek një personel me kualifikime të larta dhe sisteme e procese moderne menaxhimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY