Policia e Beratit vuri në pranga 3 persona pas një hetimi 3-mujor në kuadër të operacionit “AZILANTI 3“.
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Shefit Arapi, 50 vjeç, banues në Berat,
2. Ylli Metushi , 54 vjeç, banues në Permet,
3. Gëzim Dodoveci, 38 vjeç, banues në Berat,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në shtetin grek, shtetas të ndryshëm nga qyteti i Beratit kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Më konkretish sot janë kapur në pikën kufitare të 3 Urave Përmet duke kaluar në mënyrë të paligjshme, një shtetase nga qyteti i Beratit kundrejt një shume prej 400 euro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 2 automjete,
• 9 aparate celulare,
• 495 euro,
• 4 pasaporta biometrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve“ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/ 3 i Kodit Penal .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/