Petrit Malaj i përgjigjet Alfred Pezës: Ju s’të lini të jesh as...

Petrit Malaj i përgjigjet Alfred Pezës: Ju s’të lini të jesh as humbës i ndershëm!

89
0
Shares

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi disa ditë më parë Thoma Gëllçin me shumicë të cilësuar, Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.
Në mbledhjen e Këshillit drejtues, Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota.
Pas këtij votimi, si një reagim ndaj një deklarate të Nënkryetarit të Komisionit të Medias, Alfred Peza, ka reagusr kandidatit Petrit Malaj.
“Nuk do te doja te prononcohesha fare për një sfide te jetës time, garën maratonë 1-vjeçare për drejtuesin e RTSH. Në një garë njëri fiton e kjo mua nuk më shqetëson, por ajo që më bën të shprehem është deklarata e turpshme e një ish gazetari apo ish ushtaraku, sot deputet, se zgjedhja u bë me konsensus! Sa fjalë magjike për këtu tek ne por aspak e vertetë në rastin konkret! Ku ishte konsensusi? Për cilin konsensus flet përgjegjësi për fituesin e kësaj gare? Konsensusin e votimeve të para, ku konsensusi i opozitës ishte për personin tim edhe pse nuk isha kandidaturë e tyre? Apo për teatrin e fundit, kur pasi u gjet dhe një regjisor e vutë në skenë me shume sukses?!
Sa për konsensus zotëri mos e përmend! Se ti mungesën e konsensusit përdore për ndryshimin e ligjit. Të paktën në fund kur e realizoni qëllimin me çdo mënyrë e mjet, e nëse ju ka mbetur pak ndershmëri, mos dezinformoni e shijoni suksesin e kësaj shfaqjeje!
Unë nisa prej një viti një garë të ndershme brenda vetes time, e në mes të saj m’u shfaqën mullinjtë e erës si në veprën e Servantesit me të cilët u përballa deri ditën e fundit! Ishte vendosur me kohë se çfarë do të bënin me RTSH! Por unë, një burrë malësor nga babai dhe lab nga nëna, nuk mund ta lija këtë garë në mes! Ndaj do pranoja më mirë të isha një humbës me nder sesa një frikacak që kthehet nga rruga!
Por ju s’doni ta lini tjetrin të jetë as humbës i ndershëm! Ndaj ju them ta harroni fjalën konsensus! Vetëm konsensus nuk kishte!
Njerëzit ju gjykojnë e nuk harrojnë!
Gjithçka shpreha e ndjeva detyrë ndaj vetes, miqve, kolegëve e gjithë të tjerëve të cilët më kanë mbështetur gjatë kësaj kohe! Ky është vendi ku jetojmë dhe duam apo s’duam ta pranojmë, ky është realiteti. Por jo gjithçka e harrojmë, dhe jo gjithçka e kalojmë lehtë, ndaj dhe zhgënjimi dhe turpi që pashë gjatë kësaj farse do të reflektojë në të ardhmen time të të menduarit e vepruarit!”, shprehet Malaj nëpërmjet nj postimi në “Facebook”.
Ky reagim erdhi si një përgjigje pas cilësimit si “me konsensus” të votimit, prej nënkryetari i komisionit të medias, Alfred Peza.
“Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota. Ai u zgjodh me shumicën e cilësuar të votave të anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH-së pavarësisht se për atë mjaftonte edhe shumica e thjeshtë e votave. Çka tregoi se ai ka marrë mbështetje edhe nga opozita”, deklaroi Peza pas votimit.
pmap

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY