Policia sekuestroi në Palasë 33 ha tokë që kapin vlerën e 33 milionë eurove pronë e 57 vjeçarit Lefter Gjergji i cili e kishte siguruar atë përmes falsifikimit të dokumenteve.
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka filluar proçedimin penal në gjendje të lirë Lefter Gjergjit për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.Ai ndiqet në gjendje të lirë pasi dyshohet se veprimet nuk i ka kryer i vetëm por në bashkepunim me persona të tjerë.
Pas një hetimi disa mujor u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor dhe vendosja e masës së sigurisë “Sekuestro Preventive për tokën në vendin e quajtur “Dhrale Adhendra” Palasë, Himarë.
Ndërkohë policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vazhdojnë hetimet
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/