Pas aksionit antidrogë të zhvilluar dje në Zakynthos, mediat greke flasin për një shqiptar, duke e etiketuar si baronin e drogës, apo “Pablo Escobarin” e Ballkanit.
Pa i përmendur emrin, mediat shkruajnë se 44-vjeçari ëhstë një biznesmen i njohur dhe që ka lidhje të fuqishme me politikën. Jo vetëm kaq por ai financonte edhe një parti të opozitës greke.
Mediat saktësojnë se ai mbante lidhje me një 46-vjeçar grek, drejtues i lartë i mafies greke. Banda kriminale e trafikut kishte lidhje të fuqishme në Belgjikë, Holandë, Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Dyshohet se kanabisi vinte nga Shqipëria për t’u shpërndarë më tej në Evropë. Mediat greke shkruajnë se droga mbërrinte kryesisht me skaf nga Joni i Shqipërisë dhe stacionohej kryesisht ne Zakynthos. Më tej, përdorej transporti me kamionë, modifikuar me vende të posaçme për maskimin e drogës.
Hetuesit, duke investiguar rastin në fjalë thonë se organizata gjeneronte aq shumë para sa mund të shlyej borxhi i madh grek.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/