Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKEMA/ Trafiku i drogës nga Shqipëria me “kasaforta” dhe kamionë ngarkuar me portokalle

11/05/2016
SKEMA/ Trafiku i drogës nga Shqipëria me “kasaforta” dhe kamionë ngarkuar me portokalle
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat greke flasin për një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtar të trafikut të drogës, të përfshirë shtetas grekë dhe shqiptarë.
Po si bëhet trafiku i drogës nga Shqipëria në Greqi dhe gjetkë?
Karteli kishte krijuar një kompani transporti ndërkombëtar të mallrave.
Gazeta greke “Ethnos”, shkruan se karteli greko-shqiptar e paketonte drogën në Shqipëri ku është prodhuar dhe më pas dërgohej në rrugë detare në Greqi.
Për të humbur gjurmët, “kapoja” shqiptar kishte rekrutuar një shtetas grek në Bullgari si “vitrinë” të kompanisë së transportit ndërkombëtar. Ai ishte i përfshirë në trafikun e rreth 450 kg kanabis përmes portit të Patras në vitin 2015.
Një tjetër anëtar i organizatës, furnizonte kompaninë e udhëtimeve me arka të posaçme, të cilat ishin të vështira për t’u kontrolluar në pikat doganore madje edhe nga Rrezet-X. Ai ishte gjithashtu ishte përgjegjës për gjetjen e ngarkesave si dhe për të “mbuluar” transportin.
Rol të rëndësishëm në organizimin ndërkombëtar të drogës kishin tre persona në Bruksel, të cilët ishin përgjegjës për marrjen, magazinimin dhe më pas shpërndarjen e lëndës narkotike për persona të tjerë.
Një prej tyre ishte një shtetas grek i arrestuar aktualisht në Greqi. Ai kishte ardhur për pashkët, por me sa duket synimi ishte diçka tjetër. Rol kyç në shpërndarjen e drogës në Bruksel ka pasur edhe një shtetas shqiptar. Pjesa tjetër, ishin anëtarët rajonalë, si shoferët e kamionëve dhe punëtorët e “depove”.
Rrjeti kishte shtrirje edhe në vende të tjera. Tre shoferë kamionësh u arrestuan në Maqedoni dhe Serbi, ndërsa më 19 prill 2015, u arrestua në Angli një shofer me 23 kg kokainë. Në prill, një tjetër shofer u arrestua në Kulata të Bullgarisë.
Për të hetuar rrjetin, në Tiranë dhe Athinë ka ardhur një zyrtar i DEA-s amerikane. Pas kësaj, erdhën edhe rezultatet. Një sasi prej 60 kg kokainë u sekuestrua teksa synohej të trafikohej nga Belgjika në Itali.
Në dy raste të tjera ka pasur dështim të trafikut, njëri në fund të shkurtit dhe tjetri në mars të vitit të kaluar. Rasti i dytë ishte transporti i një kamioni me portokalle nga Shqipëria në drejtim të Bullgarisë me synim Evropën Perëndimore. Në fakt, hetuesit nuk zbuluan drogën, por kamioni u kthye mbrapsht për shkak të cilësisë së portokallit.
Gazeta greke shkruar se aktiviteti i kompanisë zhvillohej prej 10 vjetësh, ndërsa trafiku i drogës ka shifrat e fitimeve pre qindra milionë eurove. Anëtarët më të ulët të bandës merrnin minimumi 3 mijë deri në 10 mijë euro në muaj. /oranews/

kamioni 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.