Klementi ka pseudonimin ‘Kelly’, shqiptari në Blegjikë është “Walter”

Klementi ka pseudonimin ‘Kelly’, shqiptari në Blegjikë është “Walter”

51
0
Shares

Media greke ka publikuar të dhëna të reja lidhur me Escobarin e Ballkanit i cili ka ngritur një perandori joshëse turistike në Sarandë.

Sipas “Kathimerini” Klemend B, drejtori i Transporteve në Sarandë, përdorte pseudonimin “Kelly” gjatë veprimit të tij në organizatën e trafikut.

Duke iu referuar hetimeve në Belgjikë, gazeta shkruan se në dokumentet zyrtare të autoriteteve të huaj, ai përmendet si kreu i organizatës Klemend B., i cili përdor pseudonimin “Kelly”.

Kathimerini shkruan sot se edhe një shqiptar tjetër që banon në Belgjikë del në skenë. Ai njihet me pseudonimin “Walter” dhe është 50-vjeçari Dhimitër P., i cili ka shtëpi në Tiranë, Athinë dhe ka depozita bankare 366 mijë Euro në bankat greke, 460 mijë Euro në Shqipëri dhe 100 mijë Euro në Belgjikë.

Sipas gazetës, organizata ndërkombëtare e drogës ka aktivitet në rreth 10 vende europianë ku përfshihet Belgjika, Holanda, Bullgaria, Italia, Spanja dhe vendet Nordike.

Në rrjet, Shqipëria përmendet si vend furnizues i drogës, prej nga transportohet kryesisht në rruge ujore e pastaj shpërndahet me kamione.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY