VIDEO/ “Automobili i fundit” prangos hajdutët e makinave, 6 vjedhje për një...

VIDEO/ “Automobili i fundit” prangos hajdutët e makinave, 6 vjedhje për një muaj

54
0
Shares

Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 4 Tiranë, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Automobili i fundit”. Si rezultat i këtij operacioni, ndalohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një i tretë për veprat penale të “Vjedhje e pasurisë e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Të arrestuarit

Romeo Rakipi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Dervish Bara, 47 vjeç, banues në Durrës

Procedohet në gjendje të lirë

S. A. 63 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen si autor te vjedhjeve te automjeteve .
Me datë 04. 05. 2016, është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë.  Automjeti u gjend në Spitall Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit D. B.
Më datë 07. 05. 2016, është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit P. S., 56 vjeç, banues në Tiranë. Automjeti u gjend në Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit S. A.

Këto automjete dyshohen te jene  shitur në pikat e skrapit nga Romeo Rakipi, mjete te cilat dyshohet ti ketë vjedhur në bashkëpunim me një shtetas tjetër (po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorit).

Nga hetimet e bëra rezulton se Romeo Rakipi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, janë autor te dyshuar  të disa ngjarjeve të tjera
1. Më datë 05. 03. 2016, në rrugën “Siri Kodra”, është vjedhur automjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë.
2. Më datë 16. 03. 2016, në rrugën “Faik Konica”, është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit Sh. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
3. Më datë 27. 03. 2016, në rrugën “Siri Kodra”, është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.
4. Më datë 11. 04. 2016, në rrugën “Belul Hatibi”, është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. K., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e pasurisë e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga Nenet 134/2, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY