Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/ Kryetari bashkisë së Dibrës në “drejtimin e duhur”…, përfshihet në një skandal seksual

12/05/2016
DENONCIMI/ Kryetari bashkisë së Dibrës në “drejtimin e duhur”…, përfshihet në një skandal seksual
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një rrëfim i pazakontë vjen në TV Ora News ekskluzivisht në emisionin  “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi sot në mbrëmje.
Emisioni publikon një videoskandal të kryetarit të bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Pak muaj më parë , një vajzë 20 vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora Neës për të bërë një denoncim për një kryetar bashkie në një qytet të Shqipërisë.
Pretendimi i saj ishte se Kryetari i kësaj bashkie i kishte premtuar se do t’i gjente një punë në administratën e bashkisë nëse vajza pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Denoncuesja nëpërmjet telefonit, kishte lënë takim në zyrën e kryetarit për t’i kërkuar një vend pune, teksa ai, sipas saj, i kishte kërkuar favore seksuale.
Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.

Denoncimi
shukri-xhelili


Si re në kontakt me këtë person?
Unë kisha nevojë për punë dhe…


Kush të rekomandoi të shkoje atje?
Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë tek bashkia.


Si e gjete kontaktin me personin te bashkia?
Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…


Po ti sa vjeç je?
20.


Ke mbaruar shkollën?
Jo, kam shkollën e mesme.


Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?
Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.


Çfarë ju thoshte në telefon?
Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshme.


Në çfarë vendesh?
Në hotel.


E keni takuar gjatë kësaj kohe?
Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.


Si e latë të takoheshit në hotel?
Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.


Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?
Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.


Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?
Po, që ma përsëriste vazhdimisht..


Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?
Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku.


E ke provokuar?
Jo.


E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?
Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte.


Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?
Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku.


Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?
E largova.


Pse vendosët ta filmonit?
Sepse është një rast shumë… që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.


Pse e denoncuat tek Ora News?
Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrekt.


Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas?
Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person.


Pse këmbënguli me ju?
Sepse është një person që… që i pëlqejnë këto gjëra.


E bën vazhdimisht këtë gjë?
E bën.


Ju tregonte për të tjera raste?
Po më ka treguar dhe për raste të tjera që ka pasur vajza të tjera, u ka ofruar punë dhe ka përfunduar tek diçka tjetër.


Vartëse të veta?
Po.


Dhe ato e kishin pranuar?
Po.


Keni frikë që e bëni këtë denoncim?
Jo.


Do bësh denoncim në polici?
Do mjaftohem me thirrjen në Ora News dhe siç e thashë më parë me thirrjen e Kryeministrit, Prokurorit, ministrit që t’i shohin më mirë këto lloj rastesh.

di1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.