Ne foto, momente nga puna per te sjelle porten ne permasat e
duhura
Nuk ishte dëgjuar ndonjëherë edhe pse hile në futboll ka sa të duash në Shqipëri, që nga trupimi i ndeshjeve e deri tek blerja e gjyqtarit apo portierit.
Por të falsifikosh portën e kundërshtarit nuk kishte ndodhur.
Ndeshja më e rëndësishme e kategorisë superiore ishte ajo mes Bylisit dhe Flamurtarit. Në fillimin e ndeshjes, portieri i vlonjatëve, Ilion Lika sinjalizoi se shtyllat e portës ishin më të larta dhe për këtë u kërkua nga delegatët e ndeshjes që të bënin verifikimet përkatëse.
Dhe portieri i vlonjatëve kishte të drejtë, shtyllat ishin më të larta. Punonjësit e fushës më pas bënë centrimin e portës në parametra, pra në lartësinë 2.44m.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/