KQZ e kapur nga Edi Rama, shkel ligjin mbron interesat kriminale

KQZ e kapur nga Edi Rama, shkel ligjin mbron interesat kriminale

62
0
Shares

PD ka denoncuar mospublikimin nga ana e KQZ të formularëve të vetëdeklarimit, në zbatim të detyrimeve ligjore.
Në emër ët PD-së, kryetari i grupit të saj parlamentar Edi Paloka, e ka quajtur këtë tentativë të mbrojtjes së interesave kriminale, prej KQZ-së, së kapur nga kryeministri Edi Rama.
“Sot ka skaduar afati ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të publikuar në faqen e tij zyrtare, formularët e dekriminalizimit.
Nëse futeni tani në faqen zyrtare të KQZ, cec.org.al, do të zbuloni se ky institucion ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar të dhënat, pra formularët e vetëdeklarimit, siç e ka detyrim, sipas vendimit numër 17/2016 të Parlamentit.
Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë.
Shkelja e këtij urdhri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.
Po ashtu, ka skaduar afati ligjor e publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, të cilët janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës.
40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre.
Eshët e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin”, denoncoi Edi Paloka.
edi paloka, 19 maj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY