Ben Blushi është kërcënuar nga Elvis Rishi.
Denoncimin e ka bërë vetë deputeti socialist, nga foltorja e Kuvendit, i cili ka lexuar një SMS të kryebashkiakut të kavajës.
Sipas Blushit, në SMS Roshi “i kërkonte llogari” deputetit,”pse përmend emrin e tij. Unë s’kam bërë asnjë krim. Nuk të kam asnjë borxh sa të kem Kavajën”.
Duke ju adresuar kryeministrit Edi Rama, Ben Blushi i ka kërkuar atij të sqarojë, se si e ka emrin kryebashkiaku i Kavajës, Elvis apo Ervin dhe si ka mundësi që një kryetar bashkie i kërkon dhe kërcënon një deputet.
Duke marrë fjalën në Kuvend, Blushi i ka kërkuar reagim direkt Ramës lidhur me këtë, ndonëse ai nuk ka reaguar.
“Përtej asaj që kryetari i bashkisë së Kavajës nuk mban mend si është dënuar, pasi fola në kuvend herën e shkuar më ka ardhur një mesazh dhe do e lexoj. ‘O Blush jam Elvis Roshi, unë nuk kam bë asnjë krim si thatë ju, dhe shumë shpejt do i sqaroj publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem mbështetjen e qytetit të Kavajës’ dhe me ka cuar edhe ca sharje por po ia kursej publikut.
Një pyetje kam për ty Rame tani, a e ka emrin Elvis apo Ervin ky që më ka çuar mesazhin mua nga numri i telefonit 069600770
Kush është ky, Elvisi apo Ervini, se ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin, shkon Ervini në KQZ thotë tjetër gjë, tani si e ka emrin ky.
Pse po ia nxin faqen vendit, ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq të paaftë, Ervinin e Elvisin në Kavaje, Shukriu në Peshkopi, Qazon në Elbasan dhe doli ai e më tha do të vras se ke bërë libër e me ke sharë, e ti the njësoj është, ti e shave në libër.
Kë përfaqëson ti këtu, gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, Peshkopi, Elbasan, edhe Durrës ku ke vënë atë jastëkun që e mban me vete në avion.
Të gjithë me precedentë penale po terrorizon qytetarët me këta njerëz që kanë frikë të thonë në KQZ jam dënuar, s’jam dënuar.
Si guxon ky të më çojë mesazh mua, e di unë si guxon, se mendon se e mbron ti, që më con ai mua mesazh me kërcënime, këta janë qenie të neveritshme, pse nuk i kap ligji këta, dil e thuaj këtu, ke ndërmend ta mbrosh apo jo”, deklaroi deputeti socialist Ben Blushi.
Pas kësaj Blushi është ulur në vendin e tij në Kuvend.
Mos reagimi i Ramës, ka nxitur deklarimin debate, pa mikrofon të deputetëve.
Debatet në Kuvend
Edi Paloka: Ky është skandal, Rama duhet të reagojë.
Ben Blushi: O Edi Rama, o frikacak çohu…!
Taulant Balla: Ik ore se le nam. Shko në popull e votohu një herë dhe e shikon sa vota merr. Pse nuk shkove në Prokurori. Ke qenë dhe je edhe ti shoku i Elvis Roshit.
Ben Blushi: Nuk kam qenë as shoku Elvis Roshit, as shoku yt. Ju jeni fundërrina duhet të përçmoheni.
Jozefina Topalli: Edi Rama të japë sqarime për të inkriminuarit që janë kudo, në administratë e në pushtetin vendor.
Ilir Meta: Ndërpresim seancën për dy minuta sa të qetësoheni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/