Kërcënimi i Ben Blushit, Mimoza Hafizi përgënjeshtron Gramoz Ruçin

Kërcënimi i Ben Blushit, Mimoza Hafizi përgënjeshtron Gramoz Ruçin

48
0
Shares

Deputetja e PS-së Mimoza Hafizi ka hedhur poshtë sot pretendimet e Gramoz Ruçit. Duke mohuar që të ketë pasur komunikimi mes Ben Blushit dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, Hafizi ka hedhur poshtë pretendimin e kreut të grupit të PS-së, sipas të cilit Blushi-Roshi kishin probleme personale.
Me marrjen në mbrojtje të Roshit, “mos është duke u përgatitur ndonjë kërcënim tjetër, apo vazhdimi i dhunës?”, pyet Hafizi.
“Jam dëshmitare e çasteve të para të mbërritjes së SMS së kryebashkiakut të Kavajës në telefonin e deputetit Blushi. Ishte një mesazh rrëqethës për nga guximi që të kërcënohet hapur një deputet, nga motivi politik i kërcënimit për shkak të detyrës së deputetit, nga fjalori i rëndë shokues. Nuk ka pas asnjë komunikim personal mes deputetit dhe kryebashkiakut, siç u pretendua nga kryetari i grupit parlamentar PS. Si nuk pyeti dikush nga pushteti se çfarë përmban ai mesazh? Si ka mundësi që dje në parlament dhe sot i gjithë pushteti po mbron kërcënuesin? Po nxisin kërcënime të tjera? Po inkurajojnë vazhdimin e dhunës?”, shkruan Mimoza Hafizi në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY