EDVIN Rama
Formularët e vetëdeklarimit të publikuar sot nga KQZ për zyrtarët e lartë, deputetë, ministra, kryebashkiakë e këshilltarë bashkiakë, “zbulojnë” edhe një “krim” të kryeministrit Edi Rama.
Sipas vetëdeklalimit të tij, mësohet se
Edi Rama ka ndërruar emrin. Ndërsa deri në 27 nëntor 2002, zyrtarisht ai mbante emrin “Edvin Rama”, pas kësaj date, zyrtarisht ka mbajtur emrin “Edi Rama”.
Në fakt, për aq kohë sa ai është bërë pjesë e jetës publike e politike, saktësisht që nga viti 1998, kur u zgjodh si ministër i Kulturës, ai vetë por edhe të gjithë e njohim dhe e mbajmë mend si “Edi Rama”, ndërsa ndryshimet ligjore të emrit i ka bërë të paktën 4 vjet më vonë, në vitin 2002, saktësisht dy vjet pasi kishte fituar mandatin e parë të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Një gjë e tillë “denoncon” faktin se të paktën për një afat 4-vjeçar, ai ka mbajtur një identitet, të rremë, jo të ligjshëm.
Për vite me radhë, më se një herë, ende pa lindur “qytetari dixhital”, ish-kryeministri Sali Berisha e ka thirrur kryeministrin me emrin “Edvin Rama”. Për ndokënd që kjo i është dukur e pabesueshme, sot u konfirmua si e vërtetë nga vetë vetëdeklarimi i kryeministrit Edi Rama.
EDI Rama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/