DEKRIMINALIZIMI/ Ministri i LSI-së një mesazh për kryeministrin

DEKRIMINALIZIMI/ Ministri i LSI-së një mesazh për kryeministrin

50
0
Shares

“Të gjithë zyrtarët që kanë qenë të paktën një herë në burg, të ndaluar apo arrestuar, e të cilëve iu ka dalë emri nga procesi i vetdeklarimit, se kanë pasur një precedent penal, duhet të lënë mandatin apo funksionin publik”.
Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një interviste dhënë për gazetarin Aleksandër Furxhi, në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus”. Manjani ka pranuar se është surprizuar nga numri i lartë i personave që kanë pasur probleme me drejtësinë.
“Sigurisht që kjo i jep një kredo parlamentit të Shqipërisë, po të doni edhe opozitës shqiptare, pas insistimit që bëri, nuk është ndonjë gjë këtu për tu fshehur. Ne me sa duket e paskemi pasur të nevojshme diçka të tillë. Ta bëjnë që t’i japim mundësi ligjit të dekriminalizimit, që të funksiononte një herë të vetme, pas kësaj, ashtu siç duhet”, është shprehur Manjani.
Ministri i Drejtësisë i ka mëshuar gjatë gjithë kohës respektimit të të gjitha institucioneve të drejtësisë, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet këto institucione. I pyetur mbi të ashtuquajturin skandal të përgjimeve, Ylli Manjani theksoi se gjithçka duhet lënë në dorë të Prokurorisë.
Për Manjanin, sado problematike të jenë prokuroria apo gjykatat, janë ato që do të japin vendim edhe për këtë çështje.
Gjatë opinionit që ka dhënë për kon෬iktin në distancë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani, kreu i dikasterit të drejtësisë, bëri thirrje për ulje të tendencës për protagonizëm.
ymaf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY