Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse do të bie numri i vizave amerikane

18/04/2017
Pse do të bie numri i vizave amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në disa pjesë të vendit ku sezoni turistik përbën vetëm gjysmën e vitit, bizneset e hotelierisë dhe restorantet shpesh përballen me vështirësitë për të gjetur punonjës amerikanë. Si rezultat, ata mbështeten tek krahu i punës që vjen nga jashtë përmes një sitemi vizash punësimi të përkohëshëm që njihet si H2B. Por një rënie e numrit të këtyre vizave këtë vit, ka shkaktuar shqetësime tek punëdhënësit se modeli i tyre i biznesit mund të jetë në rrezik.

Përgjatë bregdetit në Masaçusets, pranvera dhe vera vijnë më vonë se në pjesët e tjera të vendit. Këtu është qetësi deri në ardhjen e turistëve, thotë Jane Nichols Bishop e cila ndihmon në gjetjen e punëtorëve sezonalë me viza H2B.

“Dua të them me shaka se kemi më shumë peshkaqenë të bardhë se sa individë që kërkojnë punë në Kepin Kod (Cape Cod).”

Detyra e Jane-t është të ndihmojë pronarët e biznesve lokale të sigurojnë punonjës sezonalë me viza H2B nga vende si Xhamejka dhe Filipinet.

“Kush do pastrojë hotelet, gatuajë dhe sherbejë ushqimet apo lajë enët? Nuk kemi asnjë këtu dhe ata që janë nuk mjaftojnë.”

Allen Sylvester menaxhon një biznes që jep me qera tenda në Kepin Kod. Ai thotë se është e vështirë të gjesh amerikanë të punësohen vetëm për pesë muaj në vit.

“Pyetja e parë që shtrohet nga të gjithë është se çfarë do të bësh për të gjetur punonjës?”

Shto edhe rënien katër herë të numrit të mundëshëm të punonjësve sezonal me viza H2B dhe biznese si ky, që nuk u pajis me punonjësit e huaj që kishte kërkuar, mund të pësojë humbje deri në 20 përqind të të ardhurave vjetore. Ai thotë se punonjësit sezonalë janë e vetmja alternativë.

“Duhen plotësuar shumë dokumente dhe nuk ka tjetër alternativë. Pronarët e bizneseve nuk do vareshin nga programi H2B i vizave sezonale po të kishte një mënyrë tjetër.”

Bizneset e varura nga programi i vizave sezonale, të cilët duhet të tregojnë fakte në përpjekjet për të rekrutuar punonjës amerikanë, ofruan 3 mijë aplikime për punonjës të huaj në janar, por vetëm një pjesë janë miratuar. Madje, disa prej bizneseve që përfituan, thotë menaxheri i hotelit “Coonamessett Inn” Jim Underdah, disa probleme në sistem kanë vonuar ardhjen e tyre.

Mes kësaj pasigurie, thotë ai, disa biznese zgjedhin strategjinë e punësimit gjatë gjithë vitit edhe pse nuk kanë nevojë për punonjës pas sezonit.

“Nuk dua të humbas punonjës, ndaj mbaj njerëz që punojnë 40 orë në kuzhinë për periudhën e dimrit, dhe ata nuk do të më braktisin. Do të thonë, ai po na trajton mirë dhe me ardhjen e pranverës vijnë edhe ta.”

Por bizneset që nuk e përballojnë dot këtë model, shpresojnë për një përpjekje të minutës së fundit që ligjvënësit të riautorizojnë para 28 prillit ligjin për punonjësit sezonalë, të cilit i përfundoi afati shtatorin e kaluar. Ideja është se kjo mund të jetë pjesë e buxhetit federal për vitin fiskal 2017 ose në të kundërt ata do të paguajnë haraçin.voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.