Kryetari i PD Lulzim Basha, nëpërmjet një urdhri, ka përzgjedhur drejtuesit e grupeve të punës që do të udhëheqin procesin e riorganizimit të partisë në Tiranë.
Në urdhrin e tij, kreu i PD-së kërkon që të ngrihen grupet e punës në nivel qarku, dege, seksioni dhe grupseksioni me qëllim riorganizimin e strukturave të partisë. Angazhimi i drejtuesve të grupeve të punës do të përfundojë më 30 qershor, kohë në të cilën do të jenë zgjedhur edhe drejtuesit e rinj lokalë të PD-së në të gjithë ato degë që do të ketë zgjedhje.
Drejtuesit e grupeve të punës së PD, për Tiranën
Njësia 1 – Aldo Bumçi
Njësia 2 – Eduard Selami
Njësia 3 – Aldo Bumçi
Njësia 4 – Jorida Tabaku
Njësia 5 – Majlinda Bregu
Njësia 6 – Belind Këlliçi
Njësia 7 – Albana Vokshi
Njësia 8 – Nevila Xhindi
Njësia 9 – Grida Duma
Njësia 10 – Gerti Bogdani
Njësia 11 – Ervin Salianji
Njësia 12 – Myqerem Tafaj
Njësia 13 – Edi Paloka
Vorë – Astrit Patozi
Kamzë, Paskuqan – Keltis Kruja
Rrogozhinë, Kavajë – Florion Mima
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/