Durrës, deputeti i PS Sadri Abazi aksidentin një fëmijë me automjetin e...

Durrës, deputeti i PS Sadri Abazi aksidentin një fëmijë me automjetin e tij

64
0
Shares

Deputeti i PS, Sadri Abazi aksidentin një fëmijë me automjetin e tij.
Aksidenti ka ndodhur sot në zonën e Plazhit në Durrës. Ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip “Land Rover” me targa AA 907 MB, deputeti ka aksidentuar fëmijën 7-vjeçar, me inicialet, J. S.
Në momentin e aksidentit, fëmija ka qenë me babanë e vetë.
Mësohet se fëmija ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit

Më datë 27. 05. 2016, në lagjen Nr. 13 Durrës, në rrugën “Bajram Curri”, mjeti tip “Land Rover” me targa AA 907 MB me drejtues shtetasin S. A., ka aksidentuar fëmijën J. S., 7 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës.
Fëmija pas një kontrolli në Spitalin Rajonal Durrës, u largua për në banesë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje së bashku me Efektivat e Policisë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY