Presidenti Nishani shpreh keqardhjen dhe dhimbjen për ngjarjen tragjike të autobusit me...

Presidenti Nishani shpreh keqardhjen dhe dhimbjen për ngjarjen tragjike të autobusit me besimtarë në Krujë

47
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh keqardhjen e sinqertë dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike të autobusit të besimtarëve në Krujë, duke ngushëlluar njëkohësisht familjarët e viktimës që humbi jetën.
Kreu i Shtetit, krahas shqetësimit për ngjarjen e rëndë, shpreh urimet për një shërim sa më të shpejtë të të lënduarve të shumtë, duke i bërë njëkohësisht thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse e përgjegjëse që të ofrojnë ndihmë të specializuar jashtë vendit, nëse është e nevojshme.
Presidenti Nishani kërkon gjithashtu nga Prokuroria dhe organet e ligj-zbatuese të hetojnë ngjarjen e rëndë me pasoja fatale për pelegrinët e aksidentuar, në mënyrë që të dalë në dritë e vërteta dhe të zbulohen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY