Nga Basir Çollaku
Daut Kadriovski ndryshe njihej edhe me emrin Mehmet Hajdini, vlerësohet si nje nga trafikantet me te fuqishem europiane te drogës. Ai eshte arrestuar ne disa shtete, por perseri ka arritur te dale nga burgu, permes rryshfeteve dhe nderhyrjeve te ndryshme. Ne gazeten dita ne vitin 2001 ne redaksine e kronikes une punoja me koleget Anila Hoxha, Keti Banushi, Alma Lama, kur jemi marre dhe publikuar eksluzivisht kete material..Pas publikimit te pjeses se pare vdes-vritet ne Tirane Dile Mirasha e dashura, bashkejetuesja e Daut Kadrovskit….
Ne 3 tetor 2001, shqiptaro-maqedonasi u arrestua nga autoritetet shqiptare ne Golem, aty ku kishte ngritur edhe kupolen e tij te veprimtarive te paligjshme, ku edhe jetonte prej gjashte vjetesh. Ai u ekstradua ne nentor te po atij viti ne Itali, pasi ishte denuar ne mungese nga nje gjykate e Romes, me 12 vjet burg.
Ne prangat e policise, i kerkuari ne 12 shtete te ndryshme europiane, me urdher-arresti nga Interpoli, ka perfunduar disa here, edhe ne Turqi e Gjermani, por perseri ka mundur t’i shpetoje burgut. Aktualisht, besohet se Kadriovski dhe banda e tij e trafikut te droges vepron ne SHBA, me disa biznese ne Nju Jork e Filadelphia.
Bosi me i madh i 15 familjeve mafioze shqiptare konsiderohet i mirenjohuri Daut Kadriovski (i arrestuar disa vjet me pare ne Shqiperi, ne qytetin e Durresit dhe u akuzua nga media e Tiranes per lidhje te aferta me disa familje politikanesh shqiptare shume te njohur, apo me femijet e tyre. shen. i red.). Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te medhenj ne Europe. Kadriovski ishte arrestuar ne vitin 1985 ne Gjermani. Autoritet konfiskuan ne ate kohe disa vila, jahte dhe makina luksoze qe ishin ne pronesi te bosit te trafikut.
Ai u arrestua dhe te gjithe besonin se kishin degjuar per fundin e Daut Kadriovskit, por ai arriti te arratiset nga burgu dhe te strehohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Besohet se vazhdoi aktivitetin e tij kriminal ne Nju Jork dhe Filadelfia. Ai eshte i njohur i familjeve te “Cosa Nostra”. Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te njohur dhe organizata e tij besohet se eshte nje nga burimet kryesore te heroines afgane ne Ameriken e Veriut.
Trafikantet kosovare kane konsoliduar fuqine e tyre dhe jane kthyer ne shperndaresit me te mire te droges ne rrjetin kolumbian, dhe jane me te rinjte ne kete biznes. Shqiptaret kane lidhje me rrjetin e kolumbianeve duke u kthyer ne burimin kryesor te kokaines ne Europe qe i lejon ata te kene ne dore para ne kesh, me te cilat me pas ato bejne pastrim ne sistemet e tyre bankare. Keshtu trafikantet shqiptare u kthyen ne trafikantet me te qendrueshem ne Europe, si dhe trafikante te kokaines.
Ato kane ne shtepite e tyre sisteme te pastrimit te parave dhe lidhje politike qe shumica e trafikanteve e enderrojne ta kene. Ato jane gjithashtu nje nder kryesoret e botes se krimit dhe pjesa me e madhe e bashkepunetoreve vazhdon te mbetet e panjohur per forcat e rendit. Te 15 familjet shqiptare mafioze, dalengdadale po kthehen ne organizata kriminale te fuqishme aq sa nuk i keni degjuar ndonjehere.
Baroni i drogës flet për lidhjet e tij me funksionarë të lartë socialistë.
Politika e re, e njehsuar me interesat e mafies
Letra e Kadriovskit: Ju rrëfej linjën e trafikut të drogës me targa “RSH”
“Ujku gri”, anëtar i bandës që ushtronte aktivitet në Romë në mesin e viteve ’90, i akuzuar nga mëse 13 shtete për trafik të lëndëve narkotike. Është arrestuar më 3 tetor të vitit 2001 në Golem të Durësit, ndërsa në janar të vitit 2002 është ekstraduar për në Itali ku po vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie, që i është dhënë nga gjykata italiane.
I akuzuar dhe për vepra të tjera, shqiptaro-maqedonasi në fillim të shkurtit 2002, Kadriovski nga brenda qelisë i ka dërguar një letër shtypit shqiptar. Ai flet se kush janë veprimtaritë e tij. Miqtë, armiqtë, trafiku, njerëzit e pushtetshëm që u njohën dhe u lidhën me të. Kokaina dhe heroina. Kush ia kërkonte Kadriovskit, mallin e ndaluar. Si e nxirrnin në Greqi kokainën dhe heroinën me makina me targa RSH, si dhe njerëz të pajisur me pasaporta diplomatike. Lidhje të çuditshme me median, njerëz të njohur dhe të panjohur. Për këto dhe gjëra të tjera Daut Kadriovski ka shkruar në letrën që po ribotojmë.
“Ujku gri”, i cili tani po vuan dënimin në burgjet italiane përmes një letre dërguar medias pranon se ai ka qenë një nga krerët e trafikut të drogës, por ai shton se një trafik të tillë në Shqipëri e ka bërë me zyrtarë të lartë të pushtetit socialist. Si mbërrinte droga nga SHBA në Shqipëri, ku paketohej dhe si merrej ajo në aeroportin e Rinaist me targat qeveritare “RSH”, kush ishte zyrtari i lartë socialist me inicialet L.H. që fshihej pas këtij trafiku dhe me vilë në Amerikë.
Inicialet e emrave që Kadriovski përmend në letrën e tij janë bërë sot zëdhënës të së ashtuquajturës “politikë e re”, e cila nuk rezulton gjë tjetër veçse një politikë e interesave të grupeve kriminale të shkatërruara gjatë këtyre tre viteve, por që mbajnë ende shpresë se mund të rilindin duke pasur si garanci pikërisht këta zëdhënësa të politikës së re që gjenden në PS. Letra e Kadriovskit, pjesën e parë të së cilës gazeta po e boton sot nuk është gjë tjetër veçse pjesë e një historie të Mafies Shqiptare. Por ajo që të shqetëson, nuk është realiteti i së kaluarës, i cili tashmë dihet nga të gjithë se ka qenë një pushtet i kapur nga mafia, por mbajtja kapur nga të njëjtat segmente kriminale e të njëjtës parti që ishte në pushtet në atë kohë edhe pas rrëzimit nga pushteti në 2003. Njerëzit të cilët “Ujku gri” i denoncon me iniciale janë përfaqësues të PS dhe natyrisht që ato do të zbardhen sikurse do të zbardhet gjatë ditëve të ardhshme edhe letra e dytë e Kadriovskit në të cilën ai jep detaje të reja të emrave të “polikës së re” të lidhur me mafien.
LETRA
Unë Daut Kadriu, shfrytëzoj rastin t’ju dërgoj këtë letër nëpërmjet një miku, i cili lirohet nga burgu dhe t’ju siguroj se ku qëndron e vërteta. Kryesorja jam shëndosh e mirë e me këtë rast dëshiroj t’i faliminderohem personelit të burgut, për sjelljet njerëzore dhe civilizuese të tyre ndaj meje. Sa i përket drejtësisë shqiptare ka kaluar çdo kufi me padrejtësira ndaj meje. Unë jam i dënuar nga drejtësia italiane, vetëm me të dhënat e një personi. Nuk e kam ditur se kam qenë i dënuar gjer në ditën e arrestimit e si rregull drejtësia shqiptare u ka dash të thërriste hetuesit italianë që të vinin në Shqipëri për të hetuar çështjen, se a është e vërtetë apo jo. Kur u mbajt seanca e parë, vendosën me 40 ditë burg pa më dhënë sqarime, në seancën e dytë akoma pa kaluar 40 ditë dhe pa e parë dosjen, prokurori në sallë ia dorëzoi avokatit dosjen, kurse gjyqtari lejoi vetëm 10 minuta kohë për ta studiuar atë. Avokati refuzoi të më mbrojë pa studiuar dosjen, kurse prokurori kërkoi 90 ditë burg e gjykatësi e vendosi siç kërkoi prokurori. Të nderuar gazetarë, ju siguroj se dënimi që më është dhënë në Romë është i montuar nga ana e jugosllavëve, me qëllim që të më deportojnë në Jugosllavi. Kur do të lexoni dosjen, atëherë do të shihni të vërtetën.
PAKETIMI I KOKAINES
Puna qëndron kështu. Për veprat që akuzohem, bëhet fjalë në vitet ’90, ’91, ’92 në kohën kur kam qenë në Australi, e që mundin të dëshmojnë mbi 100 artistë. Shembull e kisha rastin në Amerikë pa dashje të hasi në vilën e një ish-funksionari të rëndësishëm, nuk e di a është akoma, L.H. Aty u bënte paketimi i kokainës në krye me mikun tim e pastaj u bë dhe mik i krye… A.B.
A mendoni se ish- funksionari nuk ka dijeni për ngarkesat dhe paketimet që bëhen në vilën e tij në Amerikë dhe i pret në Rinas me makinë “RSH”. Si punë delegacioni. Sikur të ishit të guximshëm dhe gazetarë të vërtetë do të zbulonit arinjtë në vend të lepujve. Unë me dëshirë do ju udhëzoja, mirëpo në situatën që gjendem unë duhet shumë guxim, se personi që ma montoi procesin e Romës ka lidhje me disa njerëz të rëndësishëm. Unë për momentin po ju tregoj tregun e ju mundohuni pak vetë. Shembull pse nuk gjurmoni për arrestimin tim. Si bëhet që bash përpara katër muajve të arrestohem kur unë jam prej vitesh në Shqipëri dhe ka pas mundësi me më arrestue me herët se policia e ka ditur se unë jam në kërkim dhe jam i dënuar, kurse unë nuk e kam ditur dhe lirshëm ecja nëpër Tiranë. Më erdhi çudi kur dëgjova me thënë “Ujku gri”, se atë emër ma kanë ngjitur jugosllavët para 25 vjet, bile një kryeçetnik i gazetarëve të Serbisë, i cili e ka shkruar një libër kundër shqiparëve e sidomos për mua e përmend një libër. Librin e kam në Tiranë dhe do ia dorëzoj një avokatit e do vërtetoni se emri vjen nga Beogradi e shumë gjëra të tjera janë të dhëna nga Beogradi e Shkupi me anë të nipërit e njerkës sime sllave që i ka në Shqipëri.
KAM BERE VEPRA TE RENDA
Unë, nuk them se jam ëngjell, kam bërë vepra aq të rënda, nis nga armët vrasjet, droga e të tjera punë, por i kam bërë kundra Jugosllavisë e jo kundra Shqipërisë e as Italisë dhe në këtë rast jam i pafajshëm. Kur ta shihni në libër sa keq më akuzojnë Beogradi saqë sipas tyre duhet me më rrjep për së gjalli. Neve kemi qenë mbi 100 veta në grup që punonim dhe e mbushnim Beogradin me drogë pa asnjë lloj fitimi se agallarët e Beogradit nuk kujdeseshin për fëmijët e tyre, por si t’i zhduknin kokat dhe popullin e Kosovës dhe neve me atë që mundeshim e bënim. Unë nuk fshehi realitetin, sikur edhe unë të bëhem ëngjëll është e kotë se dihet procesi i Prishtinës e shka ka folur ish-shefi i policisë serbe tashti ministër rendi, i cili ka qenë rëndë i plagosur nga ana ime. Atë kohë gazetarët serbë dhe maqedon e përmendën fjalën ujk. Më kujtohet shumë bukur kur doli në televizion e gazetarët thanë a mendoni se keni korrur sukses pa u kapur “Ujku” dhe atë ski që edhe ju e përdorët në gazeta. Kurse ke prokurori është pasaporti im me Kadrija dhe në flet arrest që ma dhanë në Drejtori me Kadriu. Gjurmoni pak sa e kam pasur….
$_35
Rrëfimi i Kadriovskit: Si dërgohej kokaina me pasaporta diplomatike
“Me Greqinë e kishim kollaj dhe trafiku i drogës kryhej rregullisht me automjete zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Pa problem kalonim nga 20 kilogram kokainë. I bëj thirrje A.G. ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë”
Letra e Daut Kadriovski i njohur si “Ujku gri”, dërguar në shkurt të vitit 2002 medias shqiptare ne ate kohe ne gazeten Dita.
. Në pjesën e parë të letrës së tij, Kadriovski tregonte se si mbërrinte droga nga SHBA në Shqipëri, ku paketohej dhe si merrej ajo në aeroportin e Rinasit me targat qeveritare “RSH”. Kush ishte zyrtari i lartë socialist me inicialet L.H. që fshihej pas këtij trafiku dhe me vilë në Amerikë. “Ujku gri”, i cili tani po vuan dënimin në burgjet italiane, përmes letrës dërguar medias, pranon se ai ka qenë një nga krerët e trafikut të drogës, por ai shton se një trafik të tillë në Shqipëri e ka bërë me zyrtarë të lartë të pushtetit socialist. Aty dukej qartë se si ishte implikuar zëdhënësi i politikës së re në pazaret e pista të drogës dhe vrasjeve të mafies. Në pjesën e dytë të letrës së Kadriovskit, sot po botojmë të dhëna të reja rrënqethëse për kapjen e politikës së re socialiste nga mafia, njerëzit e së cilës militojnë pa shkëputje që nga viti 2001. Kadriovski tregon se si e transportonte drogën në Greqi me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Ai thotë se në Greqi e kishte shumë kollaj, pasi e dërgonin drogën rregullisht dhe pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainë. Makinat zyrtare të mbushura me drogë kalonin pa asnjë problem sepse personat që ishin brenda ishin të pajisur me pasaporta diplomatike. Kadriovski përmend edhe A.G., duke i bërë thirrje “ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë”. “Ujku gri” tregon se si një ditë i kishte shkuar një zonjë zyrtare dhe i kishte kërkuar që kokainën ta transportonin vetë zyrtarët për në Greqi.
Gazetari i pushtetit, mik i trafikut të drogës
Jam befasuar me ju gazetarët. Ju nuk informoni kaq shumë dhe kaq për kasapët, barbarët e Ballkanit që lanë me mijëra fëmijë pa prindër dhe e dogjën Kosovën para syve të botës. Sa për mua, qeshja me vete kur dëgjova për një gazetë, kryeredaktori i së cilës më duket se nuk më ka njohur në fotografi dhe nuk më ka ditur si “Daut” apo si “Mehmet”. Më ka njohur dhe u bë shumë kohë që nuk më ka takuar, prandaj është ngatërruar. Tani nuk e di se çfarë pune bën, por 2-3 vite më parë mbante disa poste, inicialet i ka A.G. Më kujtohet nëpërmjet një miku, u takuam tek piceri “Shushica” në Tiranën e Re, e m’u prezantua si ish-përgjegjës i gazetës, i paprekshëm, diplomat etj. Më erdhi pak çudi se ishte shumë i ri, mirëpo kur u takuam prapë e vërtetova se bashkë me të ishin edhe dy veta që i njihja unë mirë. Ishin në atë kohë shoqëruesit e një ministri. Pas disa minutash erdhi edhe një zonje që tani është në një post të rëndësishëm. Gjatë bisedës ngela i habitur kur më kërkuan kokainë për vete. A.G. dhe për disa të tjerë, por prapë një mik që ishte me mua, u mbaroi punën dhe kështu u bëmë më të afërt. Pas disa ditësh më afruan të rrinim në Vlorë ku ishin edhe tre femra që na i prezantuan si shoqe.
Në Vlorë, tek Uji i Ftohtë afër tunelit hëngrëm nga një peshk e pastaj kaloi biseda për biznes. Na shëtitën nëpër disa vende që më treguan se çfarë gjërash disponojmë me njerëz me motoskafe. Duam vetëm të fillojmë punën, mirëpo unë u tërhoqa, vetëm ai miku im filloi biznesin me AG.
Trafiku me grekët
Sidomos me Greqinë e kishim kollaj dhe rregullisht me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike, pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainë, por edhe vendet në makina ishin mirë të rregulluara. Po i bëj thirrje A.G. ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë, ndërsa për një tjetër koleg tuajin nuk më vjet çudi se ai vetëm emrin e ka në atë gazetë. E kam paur rastin ta takoj në Pogradec, thonë te vila e Enver Hoxhës, ishte së bashku me ish-prefektin e Shkupit dhe me shefin e Policisë së Ohrit. Unë isha me shoqen dhe dy fëmijët. Duhet t’i kujtohem mirë zotërisë. Por habitem kur dëgjoj se kush shkruan.
Ju, në vend që të gërmoni punën e cigareve Slim si tregtarët grekë e marrin nga Ukrahina që ka mbetur qysh në kohën e eksplodimit të Çernobilit dhe e sjellin dikund afër Janinës, ku e pastrojnë me një lloj acidi e pastaj miqtë e tyre e bien në Shqipëri, që pas disa viteve të fillojnë pasojat e të lindin edhe deshnit e jo vetëm mushkat. Më vjen keq që po përmend Slimin, se personat që e organizojnë i kam miq, mirëpo më vjen keq edhe për njerëzit e ngratë, meqenëse kjo punë ju takon juve që ta zbulonit në vend që të merreni me mua.
Më takonin deputetë e ministra
Në të vërtetë vinin deputetë e ministra dhe më takonin në Australi. Përshembull. Njëri nga ministrat më tha se, kam një fëmijë të sëmurë me një sëmundje të pashërueshme në Shqipëri. Më tha se, ka kërkuar, por se nuk kam gjetur ilaçe për atë lloj sëmundje. Unë bëra çmos, 4 mijë km larg shkova dhe ia gjeta ilaçin dhe tani e ka fëmijën top. Si mundet të jem për ju asi lloj egërsie dhe i keq shembull, si mundet një njeri sipas jush aq i keq e fëmijët e tij të jenë nxënësit numër një si në Australi, ashtu edhe në Shqipëri. Aq të shkëlqyer sa që vajza mbaroi shkollën e mesme dhe brenda 2 vjet të lartën, duke kaluar nga një vit në dy vite. Gjithashtu edhe çuni, Berati, pyeteni në kolegjin turk se ata do t’iu tregojnë më mirë. Nuk dua t’ju ofendoj se e di që një përqindje e juaj jeni gazetarë të mrekullueshëm dhe të aftë, kurse një përqindje e madhe nuk ka lidhje me gazetarinë. Ju e dini mirë se në të tjera vende gazetarët e luajnë edhe rolin e dedektivit, duke gërmuar më shumë zbulohet lloj-lloj skandali nga ata se nga policia. Shembull merrni në Amerikë nga presidentët e gjer te terrorizmi, në Turqi shembull 90 përqind e krimeve, kontrabandës, terrorizmit etj., është zbuluar nga gazetarët.
Arrestimi
Daut Kadriovski arrestohet në Golem të Durrësit, Supertrafikanti, super i kërkuari. Kjo është formula me të cilën është shprehur menjëherë drejtësia shqiptare. Janë të paktën 13 shtete që e kërkojnë njeriun me këmbë platini.
“Ujku”
Anëtar i bandës “Ujqërit gri” në Itali, në mesin e viteve ’90. Ka ikur nga prangat italiane dhe prej pesë vjetësh jetonte në Shqipëri. Në shtetin fqinj, përtej Adriatikut, ishte i dënuar me 12 vjet heqje lirie në mungesë. Dënimi është marrë nga Apeli i Romës, por trafikanti ka ikur.
Gjermania
Në Gjermani sërish emri i Mehmet Ajdinit apo Daut Kadriovskit njeri që sipas akuzës ka përdorur rreth 20 emra, është ndër më të kërkuarit nga drejtësia e këtij vendi. Po sipas organit të akuzës edhe në Gjermani është dërguar në qeli. Por ujku ka arritur të dalë nga qelia. Arratisja i ka kushtuar jo pak Kadriovskit, që është plagosur në këmbë.
Maqedonasit
Disa shtete kërkojnë ta rimarrin Kadriovskin mes të cilave dhe Maqedonia, por e para e ka kërkuar Italia. Më pas, Gjermania dhe Australia. Por, Daut Kadriu ka kundërshtuar duke pretenduar se është pala serbe ajo që kërkon ta fusë në dorë, pasi ai është atentatori i ministrit të Brendshëm aktual serb. Janari e ka gjetur në Itali, në qelinë e munguar ujkun gri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/