Ne foto pamje nga Mulliri I Arte ku edhe ndodhi atentati ne janar te ketij viti
Policia e Fierit ka arrestuar sot vëllain e Lul Cakës si dhe ka shpallur në kërkim shënjestrën e atentatit tek Mulliri i artë në Fier ndodhur me 8 Janar 2016.
Pas hetimeve disa javore midis Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”BASHKPUNIMI”, nga ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Julian Caka, 41 vjeç, lindur ne Stamaticë, Berat dhe banues në fshatin Koçaj, Lushnjë, i dënuar më parë për vrasje.
Gentian Kica, 39 vjeç, lindur dhe banues në Fier.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
Kelmend Kastrati, 31 vjeç lindur e banues në Fier.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtërnguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A.B.
Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”, vepra penale të parashikuar nga nenet 109/b, 283/a; 80 dhe 25 te Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/