Italia jep alarmin: Drogë e armë me avionë nga Shqipëria e Kosova

Italia jep alarmin: Drogë e armë me avionë nga Shqipëria e Kosova

66
0
Shares

Drogë dhe armë nga ajri, kryesisht nga Shqipëria e Kosova, po zbarkojnë në Itali. Ndryshimi i rrugës së trafikut i specializuar së fundi përmes ajrit me avionë të vegjël që kanë shpejtësi të madhe, ka vënë në alarm Italinë.
“La Repubblica” në një shkrim të sotëm raporton se linja e trafikut ajror të drogës nga Shqipëria po shqetëson Italinë, duke theksuar se trafikantët kanë pikat e tyre të zbritjes në Bari dhe Brindisi.
Sipas autoriteteve italiane, tani linjat ajrore me avionë të vegjël dy vendesh që janë të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, janë shtuar.
Shifrat flasin qartë, në portin e Barit janë rritur sekuestrimet dhe kjo nuk është thjesht rastësi. Me rritjen e alarmit nga terrorizmi janë shtuar edhe masat në dogana, e për këtë grupet kriminale duhet të ndryshonin strategji.
Hetimet e konfirmojnë; me deltaplane dyvendëshe. të aftë të përshkruajnë distanca të gjata me shpejtësi të mirë ka dalë në dritë rruga e re e trafikut mbi Adriatik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY