“Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumente, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetëm kartonët në byro”, është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, për përjashtimin e ish-kryeministrit, 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Për Bashën, kjo është edhe një kujtesë e pështirë e dy standardeve të kësaj mazhorance.
“Njëkohësisht kjo është edhe një kujtesë e pështirë e dy standardeve të kësaj mazhorance të kalbur në krime vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha. Kjo nuk behet për ti mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste”, vijoi Basha.
Duke e cilësuar këtë sjellje si manovër Rama – Meta, për ti mbyllur gojën dhe derën e Kuvendit opozitës, por edhe të reformës në drejtësi e atë zgjedhore.
“Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme.
Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore”, tha Basha.
Duke garantuar se PD nuk do të mbetet jashtë sallave, Basha vuri theksin se me këto sjellje Rama – meta po përshpejtojnë rënien e tyre të pashmangshme.
“Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha.
Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe përshpejtojnë rënien e tyre te pashmangshme”, përfundoi reagimin e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/