Vrasja në Itali, babai merr përsipër krimin: Më rrëmbeu gruan e djalit

Vrasja në Itali, babai merr përsipër krimin: Më rrëmbeu gruan e djalit

75
0
Shares

Lek Preçi

“Ai rrëmbeu gruan e djalit tim, duhet të paguante për këtë gjë!”.
Kjo është deklarata që ka bërë në polici Lek Preçi, i cili është i arrestuar bashkë me dy djemtë e tij, Edmondin dhe Altinin, për vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar Petrit Nikolli, në 25 maj.
“Fëmijët e mi nuk kanë të bëjnë me vrasjen”, ka thënë Lek Preçi.
“Ata nuk e dinin se unë isha i armatosur dhe qëllimi ishte për të sqaruar situatën. Në një moment unë u sulmova dhe kam mbrojtur veten. Kjo është arsyeja pse e qëllova”.
Në 25 maj, Petrit Nikolli u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Mbesa e Nikollit ishte e martuar me djalin e vogël të Preçit me të cilin marrëdhëniet nuk ishin të qeta.
Ndërsa Edmondi u justifikua se Nikolli kish shkuar për të rrëmbyer gruan e tij.
Vrasja ka ndodhur në Rimini të Italisë. Çështja e nderit siç e cilësuan mediat italiane është ajo që detyroi babanë dhe dy djemtë e tij të udhëtonin nga Milano drejt Rimini, për të marrë hak.
Nikolli u përpoq të zgjidhte konfliktin e mbesës së tij por e pagoi shtrenjtë. Ai ishte babai it re fëmijëve dhe priste një të katërt.

petrit nikolliPetrit Nikolli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY