Tre mjekët britanikë tregojnë detajet, Sadushi tentoi 4 herë vetëvrasjen

Tre mjekët britanikë tregojnë detajet, Sadushi tentoi 4 herë vetëvrasjen

380
0
Shares

Mediat britanike kanë publikuar nga seancat gjyqësore në ngarkim të tij, dëshmi nga dy mjekë që janë marrë me Sadushin, të cilët kanë treguar se Sadushi kishte humbur sasi të mëdha gjaku kur u gjet në qelinë e tij me një prerje 3cm në qafë, ditën para se të ndërronte jetë në janar të vitit 2015.

Kjo ishte hera e katërt brenda një jave, shkruajnë mediat, që ai kishte marrë trajtim mjekësor pasi kishte keqtrajtuar veten dhe kishte hapur plagët e vjetra që ai kishte në trup me duart e tij, me qëllim vetëvrasjen.

Sipas raporteve të gjykatës, shkak për vdekjen e tij nga arresti kardiak mund të jenë bërë rastet e shpeshta që Sadushi kishte humbur gjak, duke tentuar vetëvrasjen.

Dr Ekpo Ekpo, që u kujdes për Sadushin pasi ishte prerë në qafë brenda në burg, tha se kishte “gjak gjithandej” në qelinë e tij dhe një pellg të madh gjaku nën shtrat.

Megjithatë, Dr Abu Ëatfa, që u kujdes për shqiptarin në spitalin “Mbretëresha Elizabeth”, i tha gjykatës se plaga ishte “sipërfaqësore” dhe se ai e dërgoi Sadushin përsëri në burg pasi i kishte bërë katër qepje.

Mjeku shtoi se i kishte dhënë udhëzime personelit të burgut që ta kontrollonin shqiptarin çdo 15 minuta në rast se ai do përpiqej të vetëlëndohej.

Gjykata ka pyetur edhe infermieren e burgut e cila tha se kishte menduar që Sadushi ishte i vetëdijshëm kur e kishte kontrolluar mëngjesin që ai ndërroi jetë, sepse e kishte dëgjuar duke gërrhitur.

Kur u pyet nga gjykatësi pse ajo nuk u përpoq ta zgjonte, infermierja Aubrey Amar-Ojok tha:

“Z. Sadushi mund të bëhej shumë nervoz nëse zgjohej dhe për shkak se unë nuk pashë ndonjë shenjë shqetësuese, nuk e ngacmova”.panorama.com.al

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY