Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENISA&JONIDA/Publikohen mesazhet e bukurosheve shqiptare të drogës

29/05/2016
DENISA&JONIDA/Publikohen mesazhet e bukurosheve shqiptare të drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Motrat shqiptare Denisa dhe Jonida Aliçka, të arrestuara në dhjetor së fundmi kanë dalë para gjyqit që i ngarkon me faj për trafikim të lëndëve narkotike. Para vendimeve të seancës së radhës që do të mbahet me 28 korrik, janë zbardhur detaje nga përfshirja dhe roli i tyre në rrjet.

Agjenti special i FBI-së, David Gardner në gjyq dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland. Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata. Dosja e gjatë e prokurorisë ka të detajuara gjithë përgjimet dhe mesazhet e shkëmbyera dhe pikat ku bëhet dorëzimi i mallit.

Mes të arrestuarve është edhe i dashuri i Denisa Aliçkës, Rinald Turhani e biznesmeni Leka Konini. Akuza bën me dije se Jonida Aliçka ka qenë studente në Universitetin Shtetëror të Cleveland dhe një ditë në javë ka punuar për policinë Linndale që nga viti 2013.

Vajzat janë vendosur në SHBA që nga viti 2000 dhe sipas hetimeve bënin një jetë luksoze, të mbushur me udhëtime të shtrenjta, kirurgji plastike dhe makina luksoze. Dyshimet e autoriteteve kanë lindur pasi vajzat nuk ishin deklaruar të punësuara.

Nga hetimet janë publikuar disa biseda të përgjuara të motrave Aliçka. Në nëntor të vitit 2015 CS-2 dhe Denisa kanë shkëmbyer mesazhe duke folur rreth shkëmbimit të drogës.

CS-2: Hey kur do i marrim ato 9 dozat?

Denisa: Mendoj se nga e enjtja ose e premtja…(i shpjegon se dozën do t’ua japë Turhani, i dashuri i saj, në Michigan)

Denisa: Por ai (Turhani) nuk ndihet shumë i sigurt t’iu takojë ju sepse e keni ende dosjen e hapur. Shokët e tij e kanë frikësuar.

CS-2: Po atëherë si do ta marrim ne?

Denisa: Do shkoj unë nesër dhe mund ta marr

Biseda në Dhjetor

Cs-2: A ju ka mbetur më ‘Molly’? Na duhen edhe nja 9 doza

Denisa: Për kur? Ai (Turhani) me tha që mund të merrni një gjysmë kile për 16 (16.000 dollarë). Sepse nuk do të keni më për pak, se ai do t’i çojë zonjushat (drogën MDMA) në LA (Losa Angeles). Ato po lëvizin shumë ngadalë këtu ( droga nuk u shitej me shpejtësi në Detroid).

Në shkurt të vitit 2016 Jonida Aliçka gjithashtu ka shkëmbyer mesazhe me klientin CS-3. Ja biseda:

CS-3: A ke ndonjë gjë në dorë? (A ka marijuanë për të shitur?)

Jonida: Cfarë do të thotë?

CS-3: Miku im më la në baltë, më janë tharë kockat. (Furnizuesi tjetër i CS-3 nuk kishte më marijuanë)

Jonida: Ai nuk ka diçka? (Furnizuesi yt nuk ka marijuanë?)

Jonida: Dua ta tregoj.

CS-3: Keni bar?

Jonida: Por nuk e di nëse do ta pëlqesh. (Jonida i shpjegon llojin dhe cilësinë e marijuanës)

CS-3: A mund të marr pak t’ua tregoj njerëzve?

Jonida: Merre mbrapsht.

CS-3: Vërtetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026
DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.