FOTO/ Arrestohet autori i vrasjes së sotme në Kombinat

FOTO/ Arrestohet autori i vrasjes së sotme në Kombinat

48
0
Shares

Autori i dyshuar i vrasjes, Alban Hyka

Sektori i krimeve te rënda ne Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë ët mundur sot prangosjen e autorit të dyshuar për vrasjen në Kombinat. Ai është Alban Hyka.
Sipas policisë, Alban Hyka është autori i dyshuar i krimit të sotëm në Kombinat, ku viktimë e goditjeve me thikë mbeti 55-vjeçari, Luan Koprencka.
Viktima është me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. 55-vjeçari është goditur me thikë poshtë zemrës, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Autori dhe viktima kishin pasur një konflikt, që sipas vëllait të viktimës nisi pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, poshtë se cilës (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

luan koprencka
Viktima, Luan Koprencka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY