Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORITË/ “Taksa” e tradhtisë, në gjykatë 10 vajza që gjobitën ish-të dashurit

30/05/2016
HISTORITË/ “Taksa” e tradhtisë, në gjykatë 10 vajza që gjobitën ish-të dashurit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të zësh të dashur kur je i martuar tashmë mund të të kushtojë shtrenjtë, edhe financiarisht. Në Gjykatën e Tiranës po gjykohen 10 raste të vajzave gjobvënëse, të akuzuara se kërcënojnë burrat e martuar se do t’i dërgojnë bashkëshorteve të tyre fotot apo mesazhet e nxehta të aferave jashtë martesore.
Xhensila Bylyku, 28 vjeçe është një e dënuar në mungesë e shpallur në kërkim për gjobëvënie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim.
Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij.
“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se ti kam regjistruar bisedat e do t’ia nis bashkëshortes. Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet ti dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do ti shkruante gruas time në Facebook. I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërish dhe më tha ; që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”,-shprehet kallëzuesi në materialet hetimore.
Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba. Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.
“Ke kohë deri në orën 16:00 të hedhësh në llogari 15 mijë euro përpara se gruaja jote ta marrë vesh historinë tënde. Hidhi në llogarinë me emrin Desilvja. Mos harro.. kam foto, di shkollën e vajzave të tua, shtëpinë tënde, kam aq arsye sa të vi që sot. Dhe mos guxo të bësh lojëra, mos e qaj me njëri hallin, e gjitha mbyllet këtu në mënyrë të drejtë.”
Aktualisht nën gjykim për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, është edhe 28-vjeçari Bafti Nerguti, për të cilin prokuroria thotë se ka gjobitur ish-të dashurën. Ndërkohë që në Shkodër dy 25-vjeçare u arrestuan pasi i kërkonin një vajze 1 mijë euro, në të kundërtën e kërcënonin se do t’ia publikonin fotot në Facebook.
Krimet e Rënda kanë gjykuar për 2015, 40 raste gjobëvëniesh, më tipiket ato mes partnerësh dhe mes adoleshentësh që kërcënojnë njëri-tjetrin. Fare pak janë gjobëvëniet ndaj biznesmenëve për të cilat të jenë dënuar grupe kriminale. /top channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.