Zëvendësambasadori i OSBE “ia përplas në sy” Tahirit: Arrestoni kriminelët

Zëvendësambasadori i OSBE “ia përplas në sy” Tahirit: Arrestoni kriminelët

61
0
Shares

Zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton tha sot se nuk mjafton vetëm shkatërrimi i plantacioneve të mbjella me kanabis, por duhen arrestuar dhe dënuar edhe krerët e grupeve kriminale që bëjnë trafikun.
Deklaratat Wilton i bëri në Lezhë gjatë një takimi sensibilizues kundër trafikut të drogës. I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Dua ti falënderoj të gjithë për arritjen e këtij bashkëpunimi. Këto veçse nuk duhet të jenë të pranueshme e të tolerueshme për shoqërinë shqiptare, për një shoqëri moderne të shëndetshme. Kriminelët duhet të jenë vetëm në burg, nuk mjafton vetëm shkatërrimi i plantacioneve me drogë”, tha Wilton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY