Elvis Rroshi ka arritur kulmin e “famës” ndërkombëtare.
“Një kryebashkiak shqiptar ka dhënë dorëheqjen për shkak të dënimit të tij për një sherr në fillim të viteve 1990”.
Kështu shkruan prestigjiozja “New York Times” i ka kushtuar pak rreshta kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
“Besohet të jetë viktima e parë e një ligji të miratuar 5 muaj më parë për bllokimin e personave me precedentë penalë në poste publike. Elvis Roshi, kryebashkiak i Kavajës, tha këtë të martë se jepte dorëheqjen pasi kishte zbuluar se ishte dënuar pas një sherri në një kamp refugjatësh në Itali në moshën 16-vjeçare. Ai tha se nuk ishte dërguar në gjykatë në atë kohë dhe se nuk kishte vuajtur asnjë dënim”, shkruan midis të tjerave “New York Times”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/