FOTO/ Berat, i dehuri përplasë BMW X 5 me një “Ford”, në...

FOTO/ Berat, i dehuri përplasë BMW X 5 me një “Ford”, në shtëpi i gjenden një pushkë e një thikë

579
0
Shares

Policia e Beratit ka prangosur një person, i cili pasi kishte kryer një aksident, kishte mundur përkohësisht të largohej nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shkaktar i aksidentit ishte i dehur dhe se gjatë kontrollit në shtëpi ju gjet një pushkë sportive pa leje dhe nj thikë, që plotësonte kushtet e armës së ftohtë.
Burimet zyrtare të drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit, saktësuan se, më datë sot, u bë arrestimi në flagrancë i Arqile Vrushaj, 34 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar mjetin tip BMW X5, në gjendje të dehur (në masën e alkoolit 0.73 mg/l), është përplasur me mjetin “Ford”, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kur është konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore nuk i është bindur urdhrit të tyre.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale, një thikë (kame), si dhe një pushkë sportive pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 273, 291, 236, 242, 279/1, dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY