INTERVISTA/ Premtimi i babait të Bledar Terpollarit: Ja cdo ti bëjë Krenarit,...

INTERVISTA/ Premtimi i babait të Bledar Terpollarit: Ja cdo ti bëjë Krenarit, masakruesit të tim biri

154
0
Shares

Lajmi i dhënë dy ditë më parë nga policia greke se Bledar Terpollari është ekzekutuar nga kushëriri dhe bashkëmoshatari i tij, Krenar Terpollari ka tronditur familjarët e viktimës. Ata nuk u kanë besuar veshëve kur kanë dëgjuar në media se personi me të cilin ata kishin ndarë bukën e gojës, ka vrarë dhe më pas i ka prerë kokën djalit të tyre.
Babai i 27-vjeçarit të masakruar më 9 maj në fshatin Gliki të Igumenicës nuk ngushëllohet dot, edhe pse dy personat e tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga policia greke. Bëhet fjalë për dy 28-vjeçarët nga Tepelena, Emiljano Nana dhe Pajtim Jaupi.
Ndërkohë, në një intervistë dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, Kujtim Terpollari tregoi me lot në sy se djali i tij e ka pasur si vëlla autorin e krimit. Ai tha se është vrarë për së dyti, ndërsa i bëri apel shtetit që të bëjë drejtësi, pasi në të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi.

Policia greke ka shpallur në kërkim shtetasin Krenar Terpollari në lidhje me vrasjen e djalit tuaj. E njihni ju këtë person?
Emrin e personit që ka vrarë djalin tim e kam mësuar prej medias. Në momentin që dëgjova këtë kam ngrirë, jam shokuar nga tronditja. Kjo për faktin se Krenarin e njohim dhe biem kushërinj të largët me të. Ai e ka shtëpinë afër nesh. Pastaj e kam ushqyer me këto duar edhe pse mezi ngopja barkun e fëmijëve të mi me bukë, pasi jemi shumë të varfër. Është e tmerrshme të dëgjoj se personit që i kam dhënë bukën e gojës masakroi tim bir.

Dini gjë përse mund ta ketë bërë vrasjen i afërmi juaj?
Kjo është vrasje e dytë për mua. Në çdo moment pyes se pse ma bëri këtë personi që e mbajta në shtëpinë time dhe e kam trajtuar si fëmijën tim.

Si i kishte marrëdhëniet djali juaj me Krenarin?
Janë rritur bashkë dhe qëndronin shumë kohë të dy. Ishin si dy vëllezër. Ishin në një moshë dhe janë rritur me mundime. Por, ndodhi e pabesueshmja, tim bir e vrau dhe i hoqi kokën, vëllai i tij. Atë që ka bërë Krenari me djalin tim, që e torturoi dhe ia mori jetën në mënyrë të tmerrshme, nuk e bën as hasmi. Ai është monstër dhe jo njeri. Dhe unë kam mbajtur në shtëpi dhe afër familjes një monstër që më vrau djalin.

Keni shkuar të takoni prindërit e Krenarit pasi keni mësuar lajmin?
Jo, nuk kam shkuar dhe nuk kam ndërmend të shkoj. Ne jemi ngujuar brenda në shtëpi, jo se kemi frikë, pasi nuk i kemi bërë keq askujt, por jemi të mbytur nga dhimbja dhe varfëria. Humbja e djalit na shkatërroi përfundimisht dhe po tretemi nga dita në ditë. Ai që thuhet se ka vrarë Bledin tim ka dy prindërit dhe një motër të martuar. Nuk kam asnjë gjë me ata. Por, iu betohem që nëse ai vjen këtu, do ia pres kokën siç ia preu djalit tim. Do marr hak në të njëjtën mënyrë që ta ndjejë edhe ai çdo të thotë të të therin, siç e bëri me djalin tim, që akoma nuk i është prehur shpirti, pasi është varrosur pa kokë.

Cili është apeli juaj?
I drejtohem shtetit të vendosë drejtësi ndaj kriminelit që më mori jetën e djalit, ose në të kundërt e them pa asnjë frikë se do bëj vetëgjyqësi. Do e masakroj vrasësin, ashtu siç e masakroi birin tim. I lutem me shpirt shtetit ta kapin sa më parë dhe të tregojë ku e ka lënë kokën e Bledit dhe të ma sjellin sa më parë ta vendos pranë trupit, pasi çdo natë shoh në ëndërr djalin sikur më kërkon që trupi i tij të plotësohet dhe të prehet i qetë (qan).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY