Riformato në prag të vdekjes, me urgjencë në spital

Riformato në prag të vdekjes, me urgjencë në spital

57
0
Shares

Piloti italian Giorgio Riformato desh vdiq sot në senacën gjyqësore .

Policia e ka shoqëruar me urgjencë për në spital ndërkohë që mjekët thanë se shkak ka qene ndryshimi i beftë i tensionit.

Riformato është arrestuar gjatë aterrimit në plazhin e Divjakës me avionin e tij që pritej të transportonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Giorgio Riformato po gjykohet i vetëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës mbetur në tentativë, pasi të pandehurit e tjerë u gjykuan me procedurë të përshpejtuar. Në 10 maj te 2014, në plazhin e Divjakës, u dëmtua, teksa ulej, një avion tip “Piper” që drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato. Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami. Kjo konsiderohet si tentativa e parë e regjistruar për trafikimin e drogave nga Shqipëria me avion në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Sasia e drogës nëse do të mbërrinte në Leçe, do kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY