Elvis Rroshi demonstron “zotësi” në oratori…, i përgjigjet Ben Blushit

Elvis Rroshi demonstron “zotësi” në oratori…, i përgjigjet Ben Blushit

51
0
Shares

Foto, Elvis Rroshi kur me oratorinë e tij “ngrinte peshë zemrat” e socialistëve të Tiranës

“Kur s’ka punë, tund derën”.
Një farë mënyre këtë shprehje frazeologjike “ka bërë ët vetën” ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi, i cili megjithëse tani është “askush”, nuk ngurron ti përgjigjet kujtdo që i përmend emrin.
Pas ripërmendjes nga Ben Blushi sot në Parlament, Elvis Rroshi me në gjuhë ordinerë, që lë shumë për të dëshiruar, ka reaguar në “Facebook”…, kundër Ben Blushit, pretendon ai, por në fakt, si “politikan” me përvojë, siç bëjnë edhe kolegët e tij në Parlament, më së shumti ka përmendur Sali Berishëën (8 herë) se sa Ben Blushin (vetëm 4 herë).

Postimi im plotë “filozofik” i Elvis Rroshit në “Facebook”
 Degjova sot Ben Blushin qe tha s’jam socialist dhe ofendoi gjithe ata qytetare te Kavajes qe dolen ne shesh per te me mbeshtetur mua megjjthe zemer. Sipas Blushit njerezit ne rruge i paska nxjerr krimi domethene une qe te mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata qe mbledh njerez per te mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozet si puna jote!!!
Po ti hajde njehere ne Kavaje bashke me Saliun dhe fol vete me socialistet dhe me demokratet neqoftese gjen njeri qe ka kohe per te humbur me ty! Hajde tregoja Kavajes se sa burre i keq jam une dhe se sa burre i mire je ti qe ke tre vjet qe shan Partine Socialiste. Nuk ke lene shpifje pa perseritur per mua si gramafoni i Saliut ne oborrin e Partise Socialiste!
Une o zoti Blushi nuk e kam pasur familjen me pushtet dhe nuk kam ngrene petulla me mjalte kur isha i vogel si puna jote. Une kam marre rruget e emigracionit kur isha kalama dhe nuk kam qene ndonjehere bandit siç kendon gramafoni jot bashke me Saliun dhe me Lulen e Shqupit. Kavaja nuk eshte qytet banditesh e kriminelesh qe dalin ne rruge me mbrojtur nje kriminel. Votat e mia dhe te Partise Socialiste nuk i kam vjedhur siç i vjedh shoku jot Saliu! Po i kam marre me emrin e mire dhe punen qe e ka pare i madh dhe i vogel ne Kavaje. Ti the qe kam bere vetem nje shatervan po s’ke shkelur kurre ne Kavaje ku eshte kthyer qyteti permbys. Po prapeseprape me mire nje shatervan se ujin perpjete si puna jote qe di vetem te shash!!!
Po ty te pelqen qe une te jem kirminel dhe perdhunues se ti do vetem te baltosesh partine qe ta ka dhenen mandatin pa bere asnje pune. Une nuk kam jetuar ndonjehere ne kurriz te askujt dhe nuk jam mesuar te genjej per politike sic ben ti per nje cope karrige. Te kam shkruajtur nje mesazh qe e nxorre ne televizor si kercenim per turpin tend! Po nuk ishte kercenim po shperthim inati me nje genjeshtar ordiner si puna jote!! I kam kerkuar falje qytetareve te mi qe e teprova me gjuhen po jo ty se ty s’te kerkoj falje kurre se ti per mua je nje karagjoz llafazan njesoj si Saliu dhe Lulja!
Megjithate nje gje duhet ta dish mire edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh perballe ti dhe Saliu jot ketu ne Kavaje. Une do dal ligjerisht i pafajshem nga kjo lufte qensh qe po behet kunder meje dhe ku ti po leh njesoj si Saliu. Kavaja eshte dhe do jete me mua kurren e kurres me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY