FOTO/ Kamza nënshkruan marrëveshje binjakëzimi me 6 bashki europiane

FOTO/ Kamza nënshkruan marrëveshje binjakëzimi me 6 bashki europiane

82
0
Shares

Në një ceremoni solemne, në Arenën Komunale të qytetit San Nicola la Strada, Itali, në prani të personaliteteve më të larta të të shtatë vendeve, përkatësisht kryebashkiakët: Xhelal Mziu (Kamëz, Shqipëri),  Vito Marotta (San Nicola la Strada, Itali),  Vincenzo Guida (Cesa, Itali), Michele Sarogni (Casapulla, Itali), Starosta Dabroëski (Poëiat Dabroëski, Poloni), Denisa Árvayová (Sloëenka Darmoty, Sllovaki) dhe Basir Çupa (Klos, Shqipëri) nënshkruan marrëveshjen e binjakëzimit, si fryt i përpjekjeve dhe angazhimeve të ndërsjella.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, në fjalën e tij para nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit, vuri theksin se ky akt ka vlera të shumanshme bashkëpunimi e integrimi, jo vetëm midis institucionesh, por sidomos shkëmbim vlerash të përbashkëta historike, arsimore, kulturore, politike, shoqërore midis popujve. Në Arenën Komunale ai tha se kjo marrëveshje e binjakëzimit shënon jo vetëm mbajtjen e marrëdhënieve të përhershme midis vendeve tona, por sidomos në realizimin dhe në përmbushjen e objektivave të përbashkët për shkëmbim të të rinjve, një mundësi e shkëlqyer “Për pjesëmarrjen qytetare rinore dhe ligjshmërinë”.
Në vijim, në komunën San Nicola la Strada, Itali, në sheshin e qytetit, është mbajtur ceremonia e hapjes së projektit “Pjesëmarrja Qytetare Rinore dhe Ligjshmëria”. Bashkia Kamëz është një ndër partneret kryesore të këtij projekti së bashku me Komunën San Nicola La Strada, si promotor i nismës së këtij projekti evropian.
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, pjesëmarrës në këtë takim, gjatë fjalës së tij në hapje, shprehu vlerësimet e tij maksimale për këtë projekt që ka në fokus rininë, të ardhmen e çdo vendi. Ai u shpreh se në këto 26 vite, kanë ndodhur transformime epokale. Po kaq epokalë kanë qenë edhe hapat që ka hedhur Kamza, qyteti më i ri në Shqipëri, por edhe në Evropë.
Kryebashkiaku Mziu përcolli më tej mesazhin e solidarizimit.
“Le të jetë binjakëzimi, bashkëpunimi ynë i deritanishëm themeli i një të ardhmeje të përbashkët në një Evropë të bashkuar, ku secili prej nesh të shpalosë vlerat, burimet, dhe cilësitë më të mira. Ditën e dytë, kryebashkiaku Xhelal Mziu bëri një prezantim të projekteve të zbatuara në Bashkinë Kamëz . Disa nga projektet e zbatuara janë; projekti i KE-së, i OSBE-së dhe Ambasadës Holandeze për luftën antikorrupsion, projekti kundër dhunës në familje UNDP, buxhetimi me pjesëmarrje, Open Day në Bashkinë Kamëz, Java Evropiane e Demokracisë Vendore në Bashkinë Kamëz, partneriteti me shoqërinë civile, projekti JOGGLE i Komisionit Evropian “Breza të Bashkuar për marrjen e ligjshmërisë në Evropë”, u shpreh ai.      
xhelal mziu, 6 bashkite1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY