Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REVISTA HOLANDEZE/ Mafia shqiptare po tmerron Holandën, ja aktiviteti dhe zonat e veprimit

02/06/2016
REVISTA HOLANDEZE/ Mafia shqiptare po tmerron Holandën, ja aktiviteti dhe zonat e veprimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasës, trafikantë droge, grabitës dhe pastrues parash. Kështu e nis artikullin e saj revista holandeze “Nieuës Revu”, e cila thekson se ndikimi i mafies shqiptare në botën e krimit në Holandë po bëhet gjithnjë e më i madh.
Policia shpreh shqetësimin për grupet jashtëzakonisht të dhunshme të shqiptarëve, të cilët tregojnë një ekspansionizëm të frikshëm.
Ata janë aktivë në të gjithë vendin, siç thekson artikulli, por Roterdami është kryeqendra e tyre, teksa përpiqen për të zgjeruar territoret.
Në Roterdam ndodhet porti më i madh i vendit dhe prej andej kryhet edhe trafiku më i madh narkotikëve nga Amerika Latine. Sipas revistës, studiuesit e krimit të organizuar ndërkombëtar i cilësojnë shqiptarët si “shumë të dhunshëm”.
Në Holandë jetojnë me mijëra shqiptarë.
Gazetari i revistës bashkëbisedon me një shqiptar i quajtur Njazi, i cili ka qenë i dënuar më herët në një burg gjerman për kultivim droge, veçanërisht marijuanës.
Aktualisht, ai jeton në një fshat në Holandë dhe rrëfen historinë e tij, duke theksuar se lirinë çmon mbi gjithçka. Shqiptari është mes të 30-ve dhe se që në moshë të re është përfshirë në krime të ndryshme.
Aktivitetin e ka nisur fillimisht në Shqipëri dhe më pas e ka vazhduar në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Ai ka kaluar disa vite prapa hekurave, teksa thekson se “burgu në Shqipëri është më i vështiri”.
Ai tregon se pronarët e kafeneve, restoranteve dhe dyqaneve paguajnë një tarifë për të qenë të mbrojtur nga shqiptarët.
“Jo pa ndonjë arsye ata kanë fituar reputacionin e Grant Theft Auto”, shkruan revista duke iu referuar një loje të njohur.
“Qeveria shqiptare njihet si një nga më të korruptuarat në botë. Afërsisht 50 % e të rinjve (15-24 vjeç) janë të papunë. Një shumë e madhe e parave ilegale të fituar nga shqiptarët jashtë dërgohet në Shqipëri, ku sipas raporteve më pas pastrohen.
Pas vitit 2004, numri i shqiptareve që kryejnë krime në Evropë ka rënë. Por kjo nuk do të thotë se ka rënë numri i organizatave kriminale.
Ata punojnë në mënyrë profesionale, përdorin më pak forcë dhe gjithashtu kanë arritur t’i shpëtojnë radarit të policisë dhe drejtësisë”, shkruan më tej revista holandeze.
policia-1-655x356

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.