Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/Drejtori “sherif” i Ersekës, akuza kërkon 4 vjet burg

03/06/2016
DETAJET/Drejtori “sherif” i Ersekës, akuza kërkon 4 vjet burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me 4 vjet burgim për ish-drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje…”. Po ashtu, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me gjobë nga 150 mijë – 450 mijë lekë për Sergei Peshtani (administrator i Njësisë Administrative Leskovik); Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë;, si edhe për shtetasit Jeton Hida, Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha, të akuzuar për veprat penale të “Deklarimit të rremë” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe të pandehurit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit në rast se shpallen fajtorë.

Prokuroria e Korçës zhvilloi hetime ndaj të pandehurve, bazuar në faktet penale që kanë ndodhur në dt. 26.02.2016. I pandehuri Malushi ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Në datë 26.02.2016, rreth orës 19: 45 , kallzuesi Z.B. është kthyer nga Leskoviku dhe ka qëndruar tek lokali i peshkut “Farma….”, në afërsi të Kolonjës. Ai ka qënë së bashku me shtetasin Andrea Memelli, të cilit i thërasin Altin dhe është i punësuar tek një subjekt privat. Ky shtetas ishte shofer i autobotit me naftë, i cili furnizon me karburant dy pikat e karburantit që disponoheshin nga kallzuesi. Kallzuesi, së bashku me shtetasin Andrea Memelli, qëndruan për kafe. Në njërën prej ndarjeve të lokalit, kallëzuesi ka vënë re se ishin ulur shtetasi Sergei Peshtani, i cili ështëa dministrator i Njësisë Administrative Leskovik, Roberti Hamzai, i cili është Drejtori i Agjensisë Elektrike Kolonjë, një person tjetër me moshë rreth 55 vjeç, i cili shoqërohet shpesh me Sergein, Orest Malushi dhe pronari i lokalit Jeton Hida.

Në një moment, shtetasi Orest Malushi, i ka thënë Andreas (Altinit) “përse më shikon mua”, Andrea i ka thënë “Nuk po të shikoj ty”. Në këtë moment ka ndërhyrë kallzuesi, duke i thënë “lëre se është shoferi im”. Shtetasi Orest Malushi, i është kthyer kallzuesit duke ju drejtuar me fjalët: “Po ti çfarë ke?, dhe nxori nga brezi një pistoletë TT, me ngjyrë të zezë dhe qëlloi një herë, por mua nuk më zuri plumbi”. Kallëzuesi sqaron se plumbi bëri rikoshet në dyshemenë prej pllaka guri. Vendi ku ka bërë plumbi rikoshetë, ishte prapa tavolinës ku ishte ulur kallzuesi me Andrean (rreth 1 m larg).

Në këtë moment ndërhyri Jetoni (pronari i lokalit) dhe ia rrëmbeu nga dora pistoletën shtetasit Orest Malushi, i cili ishte në gjëndje të dehur. Jetoni ia hoqi fishekun që kishte në gojë, si dhe ia mori krëhrin e fishekëve dhe ia dha pistoletën pa fishekë Orestit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.