Vëllavrasja në Valias, flet nëna e plagosur: Ja si ndodhi ngjarja

Vëllavrasja në Valias, flet nëna e plagosur: Ja si ndodhi ngjarja

79
0
Shares

Afrim Kallari, autori i dyshuar i vrasjes së vëllait

“Tashmë i humba të dy djemtë. Njërin të vrarë e tjetrin të arrestuar. U tmerrova kur atë se çfarë u ndodhi djemve e pashë me sytë e mi”.
Kështu është shprehur para policisë nëna e Afrim dhe Ermir Kallarit. Ky i fundit u qëllua për vdekje me armë zjarri çifte nga vëllai i tij, pas një konflikti të ndodhur mes tyre disa kohë më parë.
B. Kallari, e cila ishte dëshmitare në vendin e ngjarjes, është marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes në ambientet e spitalit, pasi një nga 4 plumbat e plagosi atë aksidentalisht në këmbë.
Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se gruaja, për shkak të situatës që ishte duke kaluar, nuk ka mundur të japë një dëshmi të plotë për oficerët e policisë. Ajo është pyetur pak pas mesnatës së djeshme.
Të njëjtat burime pohuan se gruaja i ka treguar policisë se dy djemtë e saj kishin disa kohë që ishin në konflikt për një pronë para banesës së tyre.
“Ziheshin shpeshherë me njëri-tjetrin. Ne si prindër kemi ndërhyrë disa herë për t’i ndarë, por nuk mundëm të bënim dot gjë derisa ndodhi tragjedia”, ka rrëfyer gruaja.
Sipas kësaj të fundit, Afrimi (tashmë i arrestuar si autor i krimit) ishte konfliktuar edhe mëngjesin e së enjtes, ditën që ndodhi edhe vrasja. B. Kallari ka pohuar më tej se shkonte shpeshherë për të kullotur bagëtitë në stallat e Universitetit Bujqësor të Tiranës, aty ku viktima ishte i punësuar si roje.
“Pashë Afrimin që erdhi në stalla dhe kishte armën me vete. Filloi të zihej me djalin tjetër, duke e bërë situatën më të vështirë. Shkova tek ata për të qetësuar gjendjen, pasi iu frikësova më shumë armës. Edhe pse ndërhyra mes tyre, hataja përsëri na ndodhi. U tmerrova kur pashë se si djali m’u vra para syve nga djali tjetër i imi”, ka thënë B. Kallari.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes, në fshatin Valias i Vjetër (në dalje të Kamzës), para disa stallave të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Dy vëllezërit jetonin në një banesë dykatëshe në fshatin e quajtur Çerek, rreth 15 minuta larg vendit të ngjarjes. /Gazeta Shqiptare/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY