Shkodër, skandali me të sëmurat mendore, drejtoreshës dhe infermieres ju vendosen “byzylykët”...

Shkodër, skandali me të sëmurat mendore, drejtoreshës dhe infermieres ju vendosen “byzylykët” dhe “burgosen” në shtëpi

57
0
Shares

Lirohen nga paraburgimi Drejtoresha dhe infermierja e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër.
Gjykata e këtij qyteti caktoi sot masën e sigurisë arrest shtëpie për drejtoren Juliana Cepi dhe infermieren Aida Ymeraj. Prokuroria kërkoi arrest me burg, gjë që nuk u pranua nga palla mbrojtëse.
Cepi dhe Ymeraj, të cilat u arrestuan me 1 maj, do të monitorohen me sistem elektronik.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi dy javor të Prokurorisë, e cila zbuloi se pacientët me sëmundje të shëndetit mendor kanë qenë objekt abuzimesh seksuale dhe dhune të vazhdueshme fizike.
Sipas hetimeve Drejtorja bashkë me infermieren kanë qenë në dijeni të abuzimeve sistematike por nuk kanë referuar rastet as kur tre pacientet kanë abortuar. Për më tepër dy të arrestuarat nuk kanë shmangur përsëritjen e dhunës.
Për skandalin që u publikua edhe në emisioni investigativ “Stop” ka reaguar edhe bashkia e Shkodrës që ka në varësi këtë qendër.
Sipas Bashkisë ngjarja është e manipuluar dhe e montuar nga persona të caktuar që kanë punuar më herët në këtë institucion, por janë pushuar për thyerje të rënda disiplinore.
Në Qendrën e Zhvillimit trajtohen 87 persona me moshë mbi 25 vjeç, nga të cilët vetëm 7 janë banorë të Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY