Durrës, çahet koalicioni i majtë, këshilltarët e LSI-së bojkotojnë mbledhjen

Durrës, çahet koalicioni i majtë, këshilltarët e LSI-së bojkotojnë mbledhjen

63
0
Shares

Këshilltarë të LSI-së në bashkinë e Durrësit kanë bojkotuar mbledhjen e këtij këshillit bashkiak.
Pas asnjë justifikim zyrtar të 13 këshilltarët e LSI-së nuk kanë marrë pjesë në mbledhje. Dje paradite, grupi i këshilltarëve të LSI-së gjatë një takimi mes tyre, mësohet të kenë vendosur të bojkotojnë mbledhjen duke lëshuar sinjale pakënaqësie. Jo zyrtarisht mësohet se brenda koalicionit të qeverisjes lokale ka pasur përplasje për vende pune, ku LSI ndjehet e anashkaluar.
Por edhe pas bojkotit të këshilltarëve të LSI-së, mbledhja ka vijuar normalisht, pasi me praninë e këshilltarëve të djathtë plotësohej kuorumi.
Mbledhja diskutoi dhe miratoi 16 pika të rendit të ditës, ku PS dhe PD për herë të parë bashkuan votat me njëra-tjetrën. Gjatë kësaj mbledhje, ndër të tjera këshilli bashkiak miratoi listën e përfituesve të banesave sociale, për 126 apartamente në lagjen numër 17 si dhe sistemimin e tarifave për plazhet private në njësitë vendore në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY