Tërhiqet Edi Rama, pranon votimin me 2/3 të reformës kushtetuese

Tërhiqet Edi Rama, pranon votimin me 2/3 të reformës kushtetuese

62
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, në dy dlaje publike të njëpasnjëshme sot, ka premtuar “tërheqje” ndërsa ka premtuar se shumica pranon propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi.
Premtimi u bë vetëm dy ditë para se të takohet me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha për këtë çështje, fillimisht në Kongresin e PDIU-së ku ishte i ftuar, ndërsa u ripërsërit edhe në Asamblenë e Forumit të Gruas Socialiste.
Edi Rama tha se java e ardhshme është java e të vërtetës, ndërsa bëri të qartë edhe njëherë dy pika ku nuk mund të negociohet me opozitën. Ai nuk nguroi edhe të thumboi opozitën, duke u shprehur “i sigurt” se opozita sërish nuk do e pranojë votimin me 2/3 të kësaj reforme kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY