Prokuroria: Kallëzimi i PS për vetëdeklarimin e Flamur Nokës i paqartë, materiali...

Prokuroria: Kallëzimi i PS për vetëdeklarimin e Flamur Nokës i paqartë, materiali asnjë provë

53
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas kërkesës së PS për verifikimin e të dhënave të deputetit demokrat Flamur Noka.
Në një njoftim zyrtar, organi qendror i akuzës thotë se kallëzimi i bërë nga deputetët e PS me materialin përkatës nuk mund të konsiderohet provë, dhe për këtë arsye duhen informacione shtesë.
“Struktura ‘Për dekriminalizimin’ në Prokurorinë e Përgjithshme po kërkon informacione mbi kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh, në ngarkim të subjektit Flamur Noka. Kallëzimi është shoqëruar me një material, i cili nuk mund të konsiderohet provë dhe është i paqartë. Për këtë arsye, Prokuroria do të kërkojë materiale shtesë në strukturat e specializuara, për të vlerësuar nëse ka vend ose jo për hetim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Partia Socialiste bëri kërkesë disa ditë më parë për të verifikuar të dhënat e Nokës në formularin e vetëdeklarimit, pasi pretendojnë se ai ka fshehur të dhënat për të shkuarën e tij në formularin e vetëdeklarimit. Sipas PS, Noka është arrestuar në Jugosllavi në fillim të viteve ’90, ndërsa dyshohet se edhe është rekrutuar si agjent i fshehtë i UDB-së jugosllave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY